Skip to content

PARTIA KOMUNISTE E GREQISE:Është ora për shpërthime grevash, për një kundërsulm të organizuar popullor!

Njoftimi i Zyrës për Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
Date:
nën 2, 2020
pame-kinhtopoihsh-50

Në njoftimin e saj, për ligjin e tmerrshëm të punësimit të qeverisë së ND, Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të KKE thekson:

«Ligji i tmerrshëm për Punësimin që u publikua nga qeveria, ka për synim ta kthejë gjithë Greqinë në një zonë të madhe e të veçantë ekonomike, në një zonë ku kapitali do të bëj ç’të dojë pa u ndëshkuar, duke ndaluar liritë sindikaliste dhe çdo zë që lufton për të drejtat e punës.

Ky projektligj sjell konkretisht "përmbysjet e shekullit", pasi:

Për herë të parë ligjësojnë në Greqi punën 10-orëshe në ditë, 134 vjet pas grevës së Çikagos dhe saktësisht 100 vjet pas ligjit të parë në Greqi për 8-orë punë në ditë.

Sipas njoftimit të qeverisë, fjalë për fjalë thuhet: "...Bizneset do të munden të punësojnë punonjës për një maksimum prej 10 orësh në ditë, pa shpërblim shtesë, nëse brenda të njëjtit 6 mujor i shlyejnë këto orë me një ulje përkatëse të orëve, me ditë-pushimi ose ditë-leje...", ndërsa në një pikë tjetër të projektligjit në fjalë parashikohet "...shtimin e bizneseve dhe punës në listën që tashmë lejon të punohet edhe ditën e Diel". Kjo do të thotë që, punonjësit si skllevër modern do të detyrohen të punojnë 10-orë punë në ditë pa pagim për gati 6 muaj, me kushtin e vetëm që punëdhënësit t'u japin atyre disa ditë pushim gjatë kësaj periudhe.

Gjithashtu në thelb, me këtë projektligj, është rikuperuar edhe ndalimi i grevave në Administratën Publike, Administratën Lokale, në organet e Personelit Juridik të së Drejtës Publike (NPDD) dhe në shumicën e vendeve ku punësimi është i përqendruar, 44 vjet pas ligjit të tmerrshëm të Ministrit të Punësimit me qeverinë e PASOK-ut, K. Laskaris.

Projektligji i qeverisë gjithashtu përmend se "... bëhet parakusht për ushtrimin e të drejtave sindikale, inventari në Regjistrin e Përgjithshëm tashmë të ligjëruar", domethënë, qeveria nis gjuetinë kundër sindikatave, duke krijuar një mekanizëm të hapur për krijimin e dosjeve për ata punonjës që zgjedhin të organizohen. Synon të krijojnë dosje-arkivi me punonjës që marrin pjesë në sindikata, arkiv-dosjesh i cili do të jetë në dispozicion të ministrisë dhe punëdhënësve.

Paga mesatare zvogëlohet edhe më shumë, "fleksibiliteti" në punë shtrihet edhe më tej dhe njëkohësisht Organizatat ku shteti dhe punëdhënësit (OMED-et) gëzojnë shumicën azhurnohen si rregullatorë suprem.

Dhe këto janë vetëm disa nga krimet kundër punonjësve, krime të cilat marrin rrugën e legalizimit me këmbëngulje të kapitalit dhe BE-së, dhe kjo nuk mund të zbukurohen nga asnjë propagandë qeveritare e mirë-paguar.

Në të njëjtën kohë, periudha që ka zgjedhur qeveria për të nxjerrë këtë projektligj nuk është aspak një rastësi. Ajo shfrytëzon në mënyrë të mjerueshme përhapjen alarmante të pandemisë, duke menduar se me këtë mënyrë do t’i gjejë punonjësit në gjumë.

Qeveria është e gënjyer thellë. Frymëzuesit e këtij projektligji do të kenë fatin që patën edhe frymëzuesit e mëparshëm, të cilët u përpoqën të paralizonin arritjet e mëdha të klasës punëtore dhe më në fund të fundit historia i kujton ata si karikatura politike.

Është ora për shpërthime grevash, për kundërsulm të organizuar popullor!»

 

2.11.2020