Skip to content

Deklaratë e Dhimitri Kucumbas për masat e reja të qeverisë dhe propozimet e Partisë Komuniste të Greqisë

Date:
nën 6, 2020
index

Lidhur me masat e reja të qeverisë që imponojnë mbylljen e përgjithshme (lockdawn) në të gjithë Greqinë, si dhe propozimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Sekretari i Përgjithshëm i KKE, Dhimitri Kucubas në deklaratën e tij theksoi:

"Gjendemi para situatave të jashtëzakonshme dhe kritike, përballë shembjes së sistemit të Shëndetit publik, me qytetet tona përsëri të mbyllura, me punonjës dhe profesionistë në buzë të greminës dhe mbi të gjitha me humbje të mëdha në jetë njerëzore.

Kushtet e urgjencës kërkojnë gjithashtu dhe masa emergjente. Masa që qeveria nuk i mori atëherë kur duhej, duke e lënë popullin dhe vendin të pambrojtur përballë valës së dytë të pandemisë e cila dihej që do vinte. Masa që janë propozuar në mënyrë të përsëritur nga shkencëtarë, profesionistë të shëndetit, nga sindikata, nga organizata të tjera masive, masa të cilat që nga momenti i parë mbështeti KKE.

Qeveria, në vend që të marrë këto masa, ka kryer krim kundër popullit tonë. Gjatë gjithë kësaj kohe qeveria vazhdoi ekskluzivisht me thirrjen e përgjegjësisë individuale. Ajo vuri mbi të gjitha të ashtuquajturën stabilitetin e ekonomisë, e cila nuk është gjë tjetër veç se kërkesat dhe protokollet e kapitalit në një seri industri, siç është p.sh Turizmi.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe qeveritë në të gjithë BE-në  -pavarësisht nga ngjyra e tyre politike-, ndërsa në të njëjtën kohë u kujdesen të sigurojnë qindra miliarda për grupet e mëdha të biznesit përmes Fondit të Rimëkëmbjes. Rezultati? Male me viktima, dilema tragjike por dhe cinike se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.

Dhe jo vetëm kaq, por qeveria e ND e trajtoi pandeminë si një mundësi të artë për të zbatuar masa të reja reaksionare dhe për të kryer përmbysjen e shekullit, me qëllim që krizën ta paguajnë përsëri punonjësit.

10 orë punë në ditë, punë jashtë orarit të papaguar, konfiskim të pasurisë publike, ndalime tubimesh dhe grevash, një mori e tërë masash monstruoze antipopullore, të cilat, tani dhe menjëherë duhet të tërhiqen dhe të shfuqizohen.

Propozimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për masat e kërkuara janë specifike:

Së pari, me urdhër të nënshtrohet sektori privat i Shëndetit dhe Mirëqenies, për të siguruar Njësitë e Kujdesit Intensiv që janë të nevojshme, testet masive dhe falas, kontroll publik në zonat kritike, siç janë azilet e pleqve. Por edhe për të përmbushur nevojat e tjera që ekzistojnë, që të mos bëhet sistemi i Shëndetit publik, sistem vetëm për një sëmundje.

Dhe kur themi që me urdhër të nënshtrohen, nënkuptojmë nënshtrim, domethënë integrimin e sektorit privat në planifikimin shtetëror dhe jo blerjen e shërbimeve, për të ushqyer pronarët e klinikave private, siç propozojnë partitë e tjera.

Në vitet e mëparshme, të gjitha qeveritë mbyllën spitalet dhe hoqën rreth 10.000 shtretër. Këto duhet të rihapen menjëherë.

Së dyti, të merren në mënyrë masive në punësim punonjës në shëndetësi, mjekë, infermierë.

Së treti, masa efektive të mbrojtjes në vendet e punës dhe në shkolla, me maksimumi 15 nxënës për çdo klasë, të merren në punësim mësues dhe sigurimin e pajisjeve të nevojshme për arsimin në distancë për këto javë.

Së katërti, radhitjen e udhëtarëve në Mjetet e Transportit Publik, duke marrë menjëherë në punësim personel të transportit dhe duke nënshtruar me urdhër autobusët privatë, të cilat aktualisht gjenden joaktivë. 2.000 autobusë turistikë po "ndryshken", ndërsa do të mundej të përfshihen në një plan qendror për përmirësimin e transportit.

Së pesti, asnjë punëtor, i papunë apo profesionist nuk duhet të mbetet pa të ardhura të denja, sepse tashmë nuk jemi më në muajin mars, por në kushte ku barra e rëndë është e akumuluar, si pasojë e periudhës së kaluar.

Ndihma emergjente duhet të zbatohet për të gjithë të papunët pa asnjë kusht.

Dhe, sigurisht, tani dhe menjëherë të tërhiqet projektligji monstruoz i ri antipunëtor, të cilin qeveria tashmë e ka bërë publik.

Mbi virusin dikur do të fitojmë. Sidoqoftë, në këto momente, duhet ta gjejë popullin tonë në këmbë dhe të fortë. Sepse edhe kur të fitojmë mbi virusin populli do të duhet të përballet me ngërçet e një sistemi të kalbur, i cili nuk mundet të garantojë as nevojat elementare, të drejtën për shëndetësi, domethënë të drejtën për jetesë, për punë.

Kjo është arsyeja pse lufta për kërkesat e menjëhershme, absolutisht të domosdoshme dhe të vetëkuptueshme duhet ta kenë shikimin përpara, duke luftuar shkakun e së keqes dhe të përqendrohet në nevojave bashkëkohore që mund të plotësohen, bazuar në arritjet aktuale të shkencës, të teknologjisë, të punës njerëzore, në kuadrin e një organizimi rrënjësisht të ndryshëm e të ri, të organizimit shoqëror.

Populli grek mund të veshë maskë për mbrojtje, por nuk do të qëndrojë -as nuk do të rijë- i heshtur. Ai do t’i vendosë një "lockdown" përfundimtar politikës antipopullore në përgjithësi".

 

 

6.11.2020