Skip to content

47 vjet nga kryengritja e studentëve të Politeknikut

Date:
nën 16, 2020
polytexneio-pylh-2

Ditët e fundit është përshkallëzuar autoritarizmi qeveritar me ndalimin e marshimit anti-imperialist në ambasadën Amerikane, i cili organizohet çdo vit në datën 17 nëntor, për të përkujtuar përvjetorin e kryengritjes së studentëve të Politeknikut dhe punëtorëve të Athinës kundër juntës ushtarake në vitin 1973.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e ka denoncuar këtë ndalim, ndërsa sindikatat dhe organizatat masive e kanë bërë të qartë në të gjitha tonet se marshimi anti-imperialist i cili do të zhvillohet ditën e martë, më 17 nëntor do të kryhet me të gjitha masat e mbrojtjes shëndetësore, siç ndodhi edhe në 1 maj.