Populli nuk e ul kokën, ai lufton për shëndetin dhe të drejtat e tij bashkëkohore!
Herët në mëngjes me aktivitete të shumëllojshme, dhe duke marrë të gjitha masat për mbrojtjen e shëndetit u nderua edhe sivjet kryengritja e studentëve në universitetin Politeknik në nëntor 1973, me mbështetjen e punëtorëve dhe popullit të Athinës, ishte një nga ngjarjet vendimtare që çuan në përmbysjen e juntës ushtarake të udhëhequr nga SH.B.A. në Greqi (1967-1974). Kryengritja e Politeknikut ishte rezultat i luftës shumëvjeçare të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) në kushtet e ilegalitetit, ndërsa mijëra militantë të KKE KNE u burgosën, u internuan dhe torturuan nga regjimi barbar i juntës ushtarake.
Që atëherë, çdo vit më 17 nëntor, bëhet një marshim i madh anti-imperialist që përfundon në ambasadën Amerikane në Athinë, por edhe në dhjetëra qytete të tjera në të gjithë Greqinë. Në tubimin e 17 Nëntorit përcillen mesazhe si "Jashtë SHBA – Jashtë NATO" dhe "bukë-arsim-liri" të cilat ishin parulla të kryengritjes së Politeknikut, por gjithashtu shprehin dhe luftën e sotme të popullit kundër përfshirjes së Greqisë në planet imperialiste të SHBA dhe NATO, si dhe kërkesat e punëtore e popullore për të drejtat në punë, në arsim, në shëndetësi, për liritë individuale dhe sindikale. Kjo përmbajtje e kremtimit militant të kryengritjes së Politeknikut shqetëson prej kohësh klasën borgjeze, qeveritë e saj dhe aleatët e tyre SHBA – NATO.
Këtë vit, qeveria e ND, duke përshkallëzuar autoritarizmin dhe shtypjen, ndaloi demonstratat anti-imperialiste dhe çdo tubim me më shumë se tre vetë në të gjithë Greqinë, me pretekstin se marshimi do të ishte një bombë higjienike për shkak të pandemisë COVID-19. Hipokrizia e qeverisë është e madhe pasi vetë qeveria është përgjegjëse për bombat higjienike të përditshme në Transportin Publik, në vendet e punës, në shkolla, është bashkëpërgjegjëse me qeverinë e mëparshme SYRIZA për mangësitë tragjike në sistemin e shëndetit publik gjatë një periudhe pandemie.
