Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
Në një deklaratë të tij mbi zhvillimet në lidhje me procesin e vaksinimit, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitris Kucubas, theksoi:
«Pak ditë më parë, filloi procesi i vaksinimit, përmes një klime qetësuese dhe optimizmi të tepërt të kultivuar nga qeveria.
KKE kishte thënë që nga fillimi se ky proces do të ishte i zgjatur dhe nuk duhet të përbëjë alibi për të mos vazhduar me mbrojtjen e nevojshme të sistemit Shëndetësor publik dhe për mos marrjen e masave mbrojtëse në vendet kritike të punës, në Arsim, në Mjetet e Transportit, etj. Vaksinat, sa do të nevojshme të jenë për mbrojtjen e shëndetit të popullit nga pandemia, nuk mund të zëvendësojnë mangësitë e mëdha në sistemin Shëndetësor publik dhe masat parandaluese, aq më tepër në kushtet e pritjes së valës së 3-të të pandemisë. Tashmë zona të reja të Greqisë gjenden në "alarmin e kuq", me përgjegjësinë ekskluzive të qeverisë, e cila nuk ndërmori asnjë masë për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të popullit.
Ne kishim thënë gjithashtu se Greqia nuk duhet të varet nga marrëveshjet e BE-së me disa kompani farmaceutike, të cilat shërbejnë edhe qëllime të tjera, dhe se duhet të ekzistojë qasje në të gjitha vaksinat që ekzistojnë dhe që konsiderohen të sigurta dhe efektive, në mënyrë që të ketë vaksina të bollshme, që të kryhet në kohë e duhur dhe në mënyrë masive vaksinimi i popullatës. Ne kërkuam që të bëhen publike kontratat e nënshkruara nga ana e BE-së me këto kompani.
Ecuria e zhvillimeve erdhi për të konfirmuar tragjikisht vlerësimet dhe qëndrimet e KKE. Vonesat e zgjatura në furnizim, luftërat tregtare dhe rivalitetet gjeopolitike, trajtimi i privilegjuar i shteteve të fuqishme në kurriz të shteteve më të dobëta, e vërtetojnë këtë qëndrim.
Vërtetohet se të gjitha këto burojnë nga fakti që vaksinat dhe ilaçet janë mallra të shtrenjta, ku kërkimi, prodhimi dhe shpërndarja e të cilave i nënshtrohet fitimeve dhe konkurseve të grupeve të mëdha të biznesit dhe shteteve kapitaliste.
Dhe ndërsa kjo situatë kërcënon shëndetin dhe jetën e popujve, qeveria po shfaq "certifikatën e vaksinimit", e cila në thelb i shërben interesave të kompanive të turizmit dhe transportit, ndërsa kjo gjë mund të përdoren për të bërë edhe thjeshtime të reja në mjetet e nevojshme të mbrojtjes. Rezultati nga hapja e pakontrolluar e Turizmit verën e kaluar, pa mjete parandaluese, siç janë testet-tampon, ekziston rreziku që të përsëritet».
Duke iu referuar propozimit të kryetarit të SYRIZA-s, përmendi se: «Sidoqoftë kjo, nuk mundet të trajtohet me fjalë të lehta për "blerjen e patentës" së vaksinës, fjalë të cilat hapin një cikël të ri vicioz pazaresh dhe marrëveshjesh me kompanitë farmaceutike. Patenta, e cila është e lidhur drejtpërdrejt me pronën kapitaliste, duhet të hiqet. Del nevoja për industrinë e socializuar të ilaçeve, të bashkëpunimit ndërkombëtar për të promovuar kërkimin, studimin, prodhimin e vaksinave dhe ilaçeve.
Ky realitet nxjerr në pah edhe një herë kontradiktën e ndritshme të kohës sonë: Nga njëra anë hapat dhe arritjet e mëdha të shkencës, teknologjisë, të punës kolektive njerëzore, dhe nga ana tjetër përvetësimin e këtyre arritjeve për të rritur fitimet e grupeve të biznesit në kurriz të nevojave popullore, madje edhe për shëndetin dhe jetën. Ky është kapitalizmi, armiku i dukshëm që qëndron pengesë në rrugën e progresit dhe prosperitetit shoqëror».
2/2/2021
