Me tubime dhe marshime të mëdha në Athinë dhe në shumë qytete të tjera të Greqisë, të organizuara nga Sindikatat dhe Federatat në sektorët e punës, Shoqatat dhe Grupe të Federatës së Gruas së Greqisë (OGE), sindikatat e të vetë-punësuarve dhe shoqata e studentëve, u nderua më 8 Mars Dita Botërore e Gruas. Në Athinë u realizua demonstratë e cila arriti jashtë parlamentit të Greqisë.
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dh. Kucubas, i cili morri pjesë në demonstratën e Athinës, bëri deklaratën e mëposhtme për përfaqësuesit e mediave për 8 Marsin: «Për të shumtën herë tregohet se gojët e mbuluara pas maskave kanë zë, e cila dëgjohet si anembanë kundër shfrytëzimit, kundër shtypjes së burrave dhe grave, për plotësimin e nevojave të tyre bashkëkohore, kundër abuzimit dhe dhunës ndaj grave, për barasvlerën e grave, kundër autoritarizmit dhe shtypjes qeveritare dhe shtetërore».
Më parë, gjatë një turneu në Spitalin KAT, Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE deklaroi për Ditën Ndërkombëtare të Gruas: «Nga që sot ne festojmë Ditën Ndërkombëtare të Gruas, një mesazh për këtë: Me më shumë fuqi në betejat e reja klasore, burrat dhe gratë së bashku ecim përpara».
09.03.2021
