Mesazhi «Jo punës 10-orarshe, larg duart nga Sindikatat, masa për shëndetin e popullit» u dëgjua fortë në protestat e mëdha të grevës, të cilat u zhvilluan në Athinë, Selanik, Patra, Pirea dhe dhjetëra qytete të tjera të mëdha të Greqisë, në kuadrin e kremtimit militant të Ditës së Punëtorëve.
«Ne vazhdojmë luftën çdo ditë dhe që nga sot, kemi shumë punë për të bërë, për të përmbysur planet e punëdhënësve që të mos bëhemi skllevër, për të shkulur gjithë arsenalin antipunëtor që ata themeluan në vitet e mëparshme. Përpara për një kohë fikse ditore, përpara për punë 6-orarshe, 5 ditore, 30 orë në javë, ti japim fund orarit fleksibël, duam të jetojmë ashtu siç e meritojmë» "theksoi në fjalën e tij Valsamos Sirigos, Sekretar i Federatës së Ndërtuesve dhe anëtar i Sekretariatit Ekzekutiv të Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME) në tubimin e grevës, përpara ndërtesës së parlamentit grek në Athinë.
Punëtorët me praninë e tyre masive theksuan se në vitin 2021 ekzistojnë të gjitha kushtet për plotësimin e nevojave bashkëkohore. Për punë të përhershme dhe të qëndrueshme, me orar të reduktuar për më shumë kohë të lirë. Për paga, pensione dhe një sistem shëndetësor që plotësojnë nivelin e nevojave të tyre. Është një sfidë historike për të gjithë punëtorët në Greqi, 135 vjet nga greva e Çikagos për 8-orarshin, që qeveria të nxjerrë ligje për 10 orë pune, për të vendosur pengesa në aktivitetin sindikalist për të imponuar heshtje varrezash.





