Politika kriminale e përkohshme e qeverive, mungesa e planifikimit gjithëpërfshirës për shuarjen e zjarrit e fokusuar në parandalimin e tij, mungesa e pajisjeve të nevojshme për shuarjen e zjarrit, si dhe legjislacioni anti-pyjor, kanë mbjellë përsëri zjarre në shumë pjesë të Greqisë.
Zjarret e mëdhenj që shpërthyen javën e kaluar janë ende të furishme në të gjithë vendin. Anëtarët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), që gjenden në vendet e zjarreve, deputetët e Partisë dhe kuadrot e zgjedhur në Këshillat Rajonale dhe Komunalë u gjendën në frontet e betejës së zjarrit, pranë popullit që po testohet edhe një herë.
Kuadër dhe anëtarë të Partisë, të prekur dhe ata vetë nga zjarri në zonat ku ende po digjen, u bënë thirrje banorëve të këtyre zonave, nëpërmjet organizatave të tyre masive dhe sindikatave punëtore, të gjenden në vijën e parë të frontit, të organizojnë grupe për mbrojtje nga zjarri dhe natyrisht të kërkojnë masa mbrojtëse të jetës dhe mjedisit.
Në të njëjtën kohë, në komunikime të vazhdueshme me ministrat kompetentë, prefektët dhe kryebashkiakët kërkuan që të merren të gjitha masat e nevojshme në frontet e zjarreve në mënyrë që të mos rrezikohen njerëzit, të shpëtohen shtëpitë, pyjet dhe zonat pyjore. Ata ishin protagonistë në solidaritet dhe kërkesa, që të mos mbetej askush i vetëm, për lehtësimin e menjëhershëm të viktimave, për mbështetjen e nevojshme shtetërore në mënyrë që të ngrihen përsëri në këmbët e tyre.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE në zonat e zjarreve
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE, Dhimitri Kucubas, vizitoi zonat e prekura nga zjarret, si Evia, dhe në deklaratat e tij për mediat vuri në dukje:
“Përgjegjësitë e qeverisë për katastrofën e pallogaritshme në të gjitha zonat e prekura nga zjarret janë kriminale. Sidomos në Evia, njerëzit janë braktisur pa ndihmë dhe kanë luftuar të vetëm, mjetet ajrore dhe tokësore janë krejt të pamjaftueshme dhe lindin pyetje shumë serioze në lidhje me përparësitë e planifikimit të shtetit, kur për zjarre të tjera më të vogla, si p.sh në Sunio, u mobilizuan forca të shumëfishta.
Qeveria duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme, të përdorë me planifikim të duhur të gjitha mjetet në dispozicion, në mënyrë që të përballojë zjarrin në Evia, i cili ende po shkatërron një zonë shumë të madhe».
KKE kërkon
• Mbështetje nga qeveria për të gjithë ata që janë prekur nga zjarri, për aq kohë sa zgjasin efektet e fatkeqësive.
• Kompensim të plotë të pronave, pa kushte dhe parakushte, pa asnjë vonesë.
• Të mos funksionojnë fabrikat dhe vende të tjera të punës që gjenden në zonat e prekura nga zjarri derisa atje të sigurohen kushtet e nevojshme të higjienës dhe sigurisë. Pagesë të rrogave të punëtorëve në vendet e punës që janë dëmtuar. Asnjë ndryshim i dëmshëm në vendet e punës së tyre.
• Të mbulohen plotësisht nevojat e Shërbimit Zjarrfikës dhe Shërbimit Pyjor me staf dhe mjete të përhershme.
• Të shfuqizohen ligjet reaksionare që e dorëzojnë tokën dhe pyjet në pjatën e aktivitetit të biznesit.
• Të shfuqizohet Ligji 4662/2020 i cili e ligjëron nënfinancimin dhe personelin e pakët për zjarrfikësit, privatizon zjarrfikësit e pyjeve dhe vendos institucionin zjarrfikës dhe të gjitha organet e Mbrojtjes Civile në shërbim të NATO -s. Sepse nga kjo dalin dhe përparësitë që nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e jetës njerëzore, pronën e njerëzve dhe pasurinë natyrore të vendit.
• Menaxhim i kompletuar i mbrojtjes së gjithanshme të pyjeve, duke hequr ndarjen antishkencore të parandalimit nga shuarja e zjarreve në pyje. Sepse kjo kërkesë mund të përgjigjet në mënyrë efektive për të parandaluar zjarret, duke marrë masa të nevojshme para se të plasë zjarri dhe jo pas shpërthimit të tij.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit që ta kthejë indinjatën e tij në një qëndrim pionier, në pretendime dhe luftë militante.
