Mijëra punëtorë, të vetëpunësuar, bujq, gra dhe të rinj i dhanë një përgjigje militante dhe masive qeverisë-punëdhënësve në protestën e organizuar nga PAME (Fronti Militant Mbar-punëtorë) në Selanik, ditën e Shtunë 11 Shtator me rastin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut – TIF (Thessaloniki International Fair)
Mijëra protestues refuzuan përpjekjen e qeverisë, e cila synoi që nga podiumi i TIF-it të 85-të të mbulonte me llafe pro-popullore përshkallëzimin e sulmit të saj ndaj jetës dhe të drejtave të klasës punëtore dhe shtresave popullore.
Fituesit e mëdhenj nga deklaratat e kryeministrit janë shumica e grupeve të biznesit. Ata do të përfitojnë nga shkurtimet e kontributeve dhe nga taksat, ata do të përfitojnë nga subvencionet për punësimin, duke patur akses në krah-pune më të lirë, si dhe ata do të përfitojnë nga stimujt e favorshëm për investime dhe akumulim të kapitalit.
Nga ana tjetër, të ashtuquajturat përfitime për popullin nuk kompensojnë aspak humbjet e mëdha në të ardhurat punëtore - popullore, për shkak të shkatërrimit të rrogave dhe marrëdhënieve të punësimit, të pasojave të pandemisë, të rritjes së çmimeve dhe shtrenjtësisë së madhe, të taksave të padrejta antipopullore, të privatizimeve. Krahas gjithë këtyre do të shtohen edhe parakushtet e reja antipopullore që parashikohen nga memorandumi i ri i BE-së, i Fondit të Rimëkëmbjes, me qëllim që të merren paketat e financimit për biznesin "e gjelbër".
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, mori pjesë në tubimin e sindikatave, nga ku deklaroi për mediat:
«Qeveria e ND shpërndan bujarisht te kapitali i madh privilegje dhe lehtësime, dhe në të njëjtën kohë jep për populli punonjës disa përfitime të vogla, thërrime, premtime, të cilat zhduken nën shpërthimin e shtrenjtësisë së madhe, nën ndryshimin e marrëdhëniet të punësimit dhe përmbysjen e të drejtave dhe arritjeve për dekada të tëra.
Rruga e vetme për punonjësit e sektorit privat dhe atij publik, për të vetëpunësuarit e qytetit dhe të fshatit, është lufta, lufta masive, klasore, e bashkuar, në çdo vend, në çdo sektor, në çdo qytet, të koordinuar në shkallë vendi, dhe në këtë luftë, në këtë përpjekje, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) do të jetë çdo ditë dhe çdo orë në ballin të saj.»
13.09.2021
