Njoftimi i Zyrës së Shtypit të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
Në njoftimin e saj, të Dielën 3/10, për sulmin fashist ndaj anëtarëve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të KKE thotë:
«Sulmi sotëm brutal dhe vrasës i kriminelëve fashistë kundër anëtarëve të KKE dhe KNE, në kohën kur ata po bënin aksion politik me Thirrjen e Komitetit Qendror të Partisë në qytetin Ilioupoli, Selanik, vjen si një vazhdimësi e sulmeve fashiste në Selanik dhe zona të tjera ditët e fundit dhe përbën sulm kundër popullit dhe rinisë në tërësi, i cili nuk do të mbetet pa përgjigje nga lëvizja punëtore - popullore. Reagimi masiv popullor është ai që do të izolojë dhe dërrmojë elementët kriminalë fashistë.
Një vit pas dënimit të Agimit të Artë kriminal, rezulton se fashizmi është dhe mbetet një armë dhe mjet i dobishëm i sistemit, të cilin nuk heziton ta përdorë kundër lëvizjes, kundër komunistëve të cilët janë protagonistë në organizimin dhe forcimin e luftës popullore.
Për këto ngjarje nuk janë të pafajshëm qeveria, politikanët, gazetarët dhe elementë të tjerë të regjimit që gjithë këto ditë barazojnë dhunën kriminale naziste me luftën e popullit dhe veprimtarinë e KKE, duke riprodhuar teorinë e "dy anëve ekstreme". Me këtë mënyrë ata shfajësojnë dhe në fund armatosin duart e fashistëve. Qeveria e ND ka përgjegjësi të madhe për tolerancën ndaj këtyre grupeve nga drejtuesit e saj dhe mekanizmat shtetërorë.
I ka gënjyer mendja ata që mendojnë se me këtë mënyrë do të pengojnë veprimtarinë e KKE dhe KNE, kontributin e tyre pionier në organizimin e luftës punëtore - popullore. Bashkimi militant i popullit dhe i rinisë me Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) po forcohet dhe do të bëhet edhe më i fortë, duke vënë n shënjestër sistemin që ushqen varfërinë, shfrytëzimin, luftërat, fashizmin – nazizmin».
Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
06.10.2021
