Takimi joefektiv i ministrave të jashtëm të SHBA-ve dhe Rusisë në Gjenevë, pamundësia e tyre për të arritur një marrëveshje akoma dhe për temën e bisedimeve, shoqërohet në këto 24 orë të fundit me tension në retorikën agresive dhe lëvizje ushtarake të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së me Rusinë kapitaliste. Për të shumtën herë po ndizet konfrontimi në Ukrainë, e cila në vitet e fundit ka qenë në qendër të rivaliteteve ndër-imperialiste.
Dobësia e klasave borgjeze e shteteve të përfshira për të gjetur kompromise qoftë edhe të përkohshme, ka çuar në një çrregullim të plotë të së ashtuquajturave "Marrëveshje të Minskut" -të cilat gjithashtu karakterizoheshin nga e ashtuquajtura "paqartësi diplomatike"- si dhe në ringjalljen e planifikimeve për një “zgjidhje” luftarake në Ukrainë.
Forcat e SHBA-ve dhe NATO-s po shtrëngojnë “lakun” e rrethimit të Federatës Ruse nga Balltiku në Detin e Zi. Në këto planifikime të rrezikshme, qeveria e ND ka futur edhe vendin tonë, me mbështetjen e partive SYRIZA dhe KINAL, duke marrë pjesë me forca të armatosura në operacionet ushtarake jashtë Greqisë, duke mbjellë baza të reja amerikane dhe duke zgjeruar ato që ekzistonin. Sidomos baza ushtarake amerikane në Aleksandropolis të Greqisë, e cila u planifikua nga qeveria e mëparshme e SYRIZA-s dhe u zgjerua nga qeveria aktuale e ND, përdoret si qendër për promovimin e forcave ushtarake amerikane në Europën Lindore. Në këtë mënyrë po fut vendin në shënjestër dhe ekspozon popullin tonë në rreziqe të mëdha, si pasojë e intensifikimit të rivaliteteve ndër-imperialiste.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) këmbëngul:
- Zhbllokim të vendit nga planet imperialiste, asnjë pjesëmarrje në stërvitjet ushtarake të NATO-s, në rrethimin e Rusisë.
- Të mos ratifikohet marrëveshja e re greko-amerikane dhe asnjë marrëveshje që lidh popullin dhe vendin tonë me planet e rrezikshme imperialiste.
-Të mbyllen tani dhe menjëherë bazat NATO-amerikane të vdekjes.
I bëjmë thirrje popullit të intensifikojë luftën për shkëputje nga aleancat imperialiste të NATO-s dhe BE-së, me popullin sovran në vendin tonë.
Athinë, 21/01/2022 Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
