“Shqetësimet e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për zhvillimet në rajon dhe për zhvillimet e përgjithshme gjeopolitike, janë vërtetuar”, tha Jorgo Marinos, anëtar i Komitetit Qendror të KKE dhe deputet i Partisë, pas takimit që pati me ministrin e Jashtëm të Greqisë Niko Dhendhias.
Niko Dhendhias u takua me përfaqësues të partive, të cilët i informoi për udhëtimin e tij të fundit në Ukrainë, si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan.
“Politika e përfshirjes së Greqisë në planet e rrezikshme të SHBA, NATO-s dhe BE-së, e hedhin shtetin dhe popullin tonë në gojën e ujkut”, vuri në dukje J. Marinos, duke shtuar tha se “kjo ka një rëndësi të veçantë për sot që po shohim se rivaliteti mes amerikanëve, NATO-s, Bashkimit Europian me Rusinë në frontin ukrainas po mprihen”.
J. Marinos deklaroi se në këto rrethana, duke pasur parasysh se kjo përballje e bllokut euroatlantik me Rusinë mund të ketë pasoja të paparashikueshme, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) i bën thirrje popullit tonë të intensifikojë luftën e tij që:
- Të mos ratifikohet marrëveshja e pështyrë e Greqisë me SHBA-të për bazat ushtarake amerikane.
- Të mbyllen menjëherë bazat ushtarake në Suda, Alexandrupoli, Stefanovikio dhe në Larisa.
- Të kthehen të gjitha Forcat e Armatosura Greke nga misionet imperialiste jashtë vendit.
- Të ndalojë pjesëmarrja e shtetit tonë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, sidomos në ato që synojnë rrethimin e Rusisë.
02.02.2022
