Skip to content

LUFTË PËR MBIJETESË NGA BUJQËT E VARFËR

Date:
shk 7, 2022
mploko-nikaia-41

Nga e premtja e datës 4 shkurt, u vendosën bllokada në kryqëzimin e autostradës në Nikea, në rajonin e Thesalisë, e cila është qendra e luftës së bujqve të varfër. Mobilizime, aksione dhe bllokada të ndryshme po zhvillohen në mbarë Greqinë, ku fshatarët demonstrojnë se «nuk ka ku të shkoj më».

Qeveria e ND-së që në momentet e para synoi të shtypte luftën e bujqve me forcat e policisë, por me vendosmërinë e fshatarëve forcat represive u detyruan të tërhiqen.

Që në momentet e para, në krah të bujqve të varfër u gjend deputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Jorgo Lamrulis, ndërsa mbështetje për luftën e tyre të drejtë shprehin dhjetëra sindikata punëtorësh dhe organizata masive të zonës.

Mijërat e prodhuesve të vegjël po përshkallëzojnë luftën e tyre, duke kërkuar:

• Uljen e kostos së prodhimit, duke hequr klauzolën e ri-përshtatjes për energjinë elektrike, naftë pa taksa, subvencionim për ushqimin e kafshëve dhe furnizimet bujqësore, heqjen e TVSH-së për mjetet dhe furnizimet.

• Mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, duke zbatuar të gjitha projektet e nevojshme infrastrukturore (prashitje-ujitje, përmirësim të tokës etj.), si dhe ndryshimin e rregullores së ELGA-s, për të siguruar dhe kompensuar prodhimin dhe kapitalin në masën 100%.

• Çmime të cilat do mbulojnë kostot e prodhimit dhe do të sigurojnë të ardhura mbijetese për ta».

 

 

07.02.2022

mploko-nikaia-43
mploko-nikaia-29
mploko-nikaia-31