Skip to content

Demonstratë e madhe antifashiste në Selanik

Date:
shk 7, 2022
thes-antifa-evosmos_10

Të shtunën, më 5 shkurt, mijëra punëtorë dhe të rinj morën pjesë në demonstratën antifashiste të organizuar në Selanik nga Federata e Prindërve të Maqedonisë Qendrore, ku morën pjesë dhjetëra sindikata, shoqata studentore, këshille të nxënësve dhe organizata të tjera masive të qytetit të Selanikut.

Demonstrata masive ishte një përgjigje vendimtare ndaj aktivitetit të grupeve fashiste që në periudhën e mëparshme tentuan të terrorizonin nxënës militantë të kësaj zone dhe nisën sulme të dhunshme kundër anëtarëve të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE). Të njëjtat grupe fashiste, të cilat janë të lidhura me klube të tifozëve të skuadrave që u përkasin kapitalistëve të mëdhenj të rajonit, arritën ditët e mëparshme deri në vrasjen e një 19-vjeçari të pafajshëm.

Mijërat e pjesëmarrësve në demonstratë dërguan një mesazh të fortë dënimi kundër fashizmit dhe deklaruan se nuk do të tolerojnë veprimtarinë e grupeve fashiste në shkolla dhe lagje si dhe i bënë thirrje popullit që të izolojë fashistët kudo.

 

 

 

 

07.02.2022

thes-antifa-evosmos_7
thes-antifa-evosmos_5