Skip to content

Për mprehjen mes forcave euroatlantike edhe në Rusi

Botuar në gazetën "RIZOSPASTI", dt. 12.02.22
Date:
shk 15, 2022
oukrania-stratiotes-2

Javët e fundit është intensifikuar konfrontimi mes SHBA, NATO-s, BE-së dhe Rusisë, me fokus zhvillimet në Ukrainë. Përplasja verbale dhe diplomatike shoqërohet si me lëvizje trupash dhe stërvitje të mëdha ushtarake nga të dyja palët, ashtu edhe me diplomaci sekrete.

 

Një herë jo për "qethin e artë"

Sot do ta kishte të vështirë që popujt të hynin në luftë dhe të derdhnin gjakun e tyre për “qethin e artë” apo “Helenën e Bukur”, megjithatë pretekstet e përdorura për të ushqyer përbindëshin e luftës imperialiste nuk kanë ndalur.

Kështu, secila palë përpiqet ta paraqesë dhe ta “stolisi” polemikën me argumentet e veta, duke “stolisur” në mënyrë të duhur palën tjetër. SHBA-të dhe pjesa tjetër e fuqive të tjera euroatlantike argumentojnë se flitet për të drejtën e një “shteti sovran” (Ukrainën) për të zgjedhur aleancat e saj dhe për të ruajtur integritetin e vet territorial, e cila po sfidohet nga agresioni rus. Si e tillë është integrimi i Krimesë në përbërjen e Rusisë dhe mbështetja e dhënë nga shteti rus në rajonet separatiste të Ukrainës (rajoni i Donbasit) dhe Gjeorgjisë (Abkazia dhe Osetia e Jugut), si dhe ekzistenca e forcave ushtarake ruse në territoret e shkëputura të Moldavisë (Transnistria). Pala euroatlantike ndër të tjera e “vesh” propagandën e saj antiruse me pretekstin e “demokracisë” kundër një “lideri autoritar”, për presidentin e Rusisë, V. Putin. Madje, J. Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, e përshkroi qasjen e përbashkët të Rusisë dhe Kinës si një "aleancë të regjimeve autoritare". Në vendin tonë, në Greqi, disa mbështetës të këtyre "narrativeve" mbjellin konfuzione të mëtejshme duke e përshkruar në mënyrë të rreme Kinën si "komuniste" dhe Rusinë si "gjysmë komuniste", ndërsa disa të tjerë fokusohen në bashkëpunimin e Rusisë me Turqinë, duke synuar të lidhin propagandën antiruse me propagandën antiturke që është më e fortë.

Rusia, nga ana tjetër, argumenton se kjo nuk ka të bëjë thjesht me Ukrainën, por me garancitë e saj të sigurisë. Ajo beson se integrimi i Ukrainës në NATO, transferimi i sistemeve raketore anti-balistike në Rumani, Bullgari, përmbysin "ekuilibrin e terrorit", pra mundësinë për t'iu përgjigjur një sulmi të parë të mundshëm bërthamor, që mund të nisë kundër saj nga NATO. Rusia vëren se anëtarësimi i Ukrainës në NATO, kur ajo nuk e ka pranuar bashkimin e Krimesë në Rusi dhe e konsideron atë territor ukrainas që duhet çliruar, mund të çojë në një luftë midis forcave të NATO-s dhe Rusisë, me pasoja të paparashikueshme. Pala ruse duket e gatshme të ndërmarrë “aksione”, përfshirë edhe ato ushtarake, të cilën nuk e specifikon, për të parandaluar këto plane luftarake kundër saj. Veç kësaj, argumenti i saj anti-perëndimor “vishet” nën maskën e “paqes”, të mbrojtjes së qytetarëve rusë dhe rusofolësve nga agresioni i NATO-s. Në vendin tonë, Greqi, disa mbështetës të "narrativës" ruse na thërrasin në një luftë antifashiste kundër "Kievit fashist", duke anashkaluar faktin se nuk ka kaluar dhe shumë kohë që kur Presidenti i Rusisë vlerësonte ideologun rus të fashizmit, filozofin Ivan Ilin, midis veprave të së cilit dikush gjen si: «Nacional-socializmi. Fryma e re», «Mbi fashizmin rus», «Mbi fashizmin» etj.

Shumë punonjës në vendin tonë, por edhe në vende të tjera, pyesin se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim? Cila palë bazohet në të drejtën ndërkombëtare dhe cila e shkel atë? Në fazën përfundimtare çfarë duhet të bëjnë punonjësit në këto kushte?

 

E drejta ndërkombëtare: "orakullet" moderne

Ata që presin të gjejnë të vërtetën brenda kornizës aktuale të së drejtës ndërkombëtare do të zhgënjehen, pasi kjo gjithnjë e më shumë kujton orakujt e lashtë, ku çdo profet mund t'i interpretonte ndryshe. Sot, të drejta ndërkombëtare përmenden nga të gjitha palët, pasi ato e interpretojnë ashtu siç u përshtatet atyre.

Neni 51 i Kartës së OKB-së, i cili i referohet të drejtës së çdo shteti për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive, është ajo që përmendin fuqitë euroatlantike për të ndërhyrë në rajon, gjoja për të "mbrojtur" Ukrainën. Kjo u përdor edhe nga SHBA-të për ndërhyrjen e tyre në Afganistan ose për sulmet e tyre ajrore në Siri. Në bazë të këtij Neni, Turqia ka hyrë dhe mban të pushtuara territoret siriane, por edhe Rusia ka vazhduar me ndërhyrjen e saj ushtarake në Siri.

Rusia, nga ana tjetër, citon të ashtuquajturën "Kartë të Parisit për një Europë të Re", e nënshkruar kjo në kuadër të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) në vitin 1990, e cila thotë se «siguria është e pandashme dhe siguria e çdo shteti pjesëmarrës është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të së gjithë të tjerëve». Gjithashtu, Karta e Sigurisë Europiane e OSBE-së, e miratuar në Stamboll (1999), shënon se shtetet «nuk do ta forcojnë sigurinë e tyre në dëm të sigurisë së shteteve të tjera». Nisur nga sa më sipër, Rusia kërkon të ketë të drejtën e fjalës për çështjet e zgjerimit të NATO-s deri në kufijtë e saj dhe me ç’ arme dhe forca të NATO-s do të vendosen në vendet anëtare të NATO-s, si p.sh. në Rumani, Poloni, Bullgari etj.

Këtu duhet të sqarojmë se e Drejta Ndërkombëtare është pjesë e së drejtës borgjeze. Për sa kohë ekzistonte BRSS dhe shtete të tjera socialiste, kjo e Drejtë formohej si rezultat i korrelacionit midis forcave të kapitalizmit dhe socializmit, i cili vazhdonte të ishte ende negativ, ndërsa krimet imperialiste kryheshin edhe atëherë. Pas përmbysjes së socializmit, E Drejta Ndërkombëtare përcaktohet vetëm si rezultat i korrelacionit midis shteteve kapitaliste, bëhet më shumë agresive dhe përdoret në antagonizma nga fuqitë imperialiste sipas gjykimit të tyre dhe në dëm të popujve.

Në epokën tonë të kapitalizmit monopol, ose ndryshe të imperializmit, kur shpërthen një konflikt, është çorientuese të diskutohet se kush e nisi i pari apo kush i përmbahet "Ligjit Ndërkombëtar", i cili është bërë sa më reaksionar por dhe si "llastikë" për ta përdorur sipas interesit të gjitha fuqitë imperialiste.

Thelbi, të cilin komunistët duhet t'ia bëjnë të qartë popullit, është "territori" mbi të cilën po zhvillohet kjo luftë, i cili nuk është tjetër veçse interesat e monopoleve. Thelbi qëndron tek cilat fuqi përplasen, përmbajtja specifike klasore dhe interesat e tyre. Interesa që janë të huaja për interesat e popujve.

 

Çfarë kërkon secila palë

Të shumtë janë ata që argumentojnë se udhëheqja ruse kërkon të kthehet në vitin 1990, kur SHBA i premtuan Gorbaçovit se nuk do ta zgjeronin NATO-n, por nuk e mbajtën këtë premtim. Rusia sot -thonë ata- kërkon një kthim në vitin 1990 dhe angazhime ligjore për sigurinë e saj. Ky debat në fakt është pa thelb nëse shikojmë historikisht se sa marrëveshje ndërkombëtare janë nënshkruar, duke u kapur nga korrelacioni forcave të momentit, por që pas disa vitesh, apo ndonjëherë edhe pas disa muajve më vonë, u ndryshuan.

Thelbi, pra, qëndron diku tjetër. Pas përfundimit të përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, borgjezia e sapoformuar e Rusisë kërkoi stabilizimin socio-politik të pushtetit së saj. Në atë kohë, me në krye B. Jelcin, klasa borgjeze ruse synonte të mos kishte “fronte të hapura” me Perëndimin. Kështu, ajo “mbylli sytë” në shumë lëvizje të euroatlantizmit, të cilat promovonin interesat e monopoleve të veta në rajonin e Europës dhe Euro-azisë. Kjo fazë e zhvillimit të kapitalizmit rus ka përfunduar prej kohësh. Klasa borgjeze e Rusisë synon të rifitojë "terrenin e humbur" në antagonizma me monopolet perëndimore dhe aleancat e tyre imperialiste, NATO-n dhe BE-në.  Situata ndërkombëtare është e favorshme, pasi “fermentohet” beteja e radhës për epërsinë në sistemin imperialist botëror mes SHBA-ve, të cilat mbeten fuqia më e madhe e imperializmit, me Kinën, e cila është forca e 2-të më e madhe në botën moderne kapitaliste.

Klasa borgjeze ruse në vitet e fundit kishte hartuar një sërë planesh për bashkimin kapitalist në territoreve të ish-BRSS-së, ku shumë tipare të përbashkëta kulturore janë ende të forta, ka një numër të konsiderueshëm popullsie ruse dhe rusofolës. Në fund të fundit, është theksuar shumë herë nga gojë zyrtare ruse se në ditët e sotme kombi më i madh, që është "ndarë" nga kufijtë kombëtarë është ai rus. Sigurisht që, klasa borgjeze ruse është e interesuar të konsolidojë pozicionin e monopoleve të saj në territoret e ish-BRSS-së në luftë për pasurinë energjetike, për rrugët e transportit të mallrave, për pjesët e tregut. Zgjerimi i pjesëve të saj në treg ka të bëjë me bashkimin kapitalist që ajo promovon, siç është Bashkimi Ekonomik Euroaziatik, ose Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive etj. Një rol kyç në këto plane nuk luan vetëm Bjellorusia dhe Kazakistani, por edhe Ukraina, ku të paktën gjysma e popullsisë është rusofolëse.

Megjithatë, këto plane ranë në kundërshtim me planet e monopoleve perëndimore dhe unione imperialiste, të cilat synojnë që ta kufizojnë Rusinë, të cilën ata e shohin si një forcë konkurruese në tregun global kapitalist. Një episod tipik i kësaj beteje ishte Ukraina, e cila ka relativisht të zhvilluara kapacitete prodhuese industriale, lëndët e para, toka të konsiderueshme bujqësore, një rrjet të madh tubacionesh të transportimit të gazit natyror.

 Atje, në Ukrainë në vitet 2014-2015, klasa borgjeze e vendit u përça. Një pjesë e saj, me përfshirjen aktive të SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së, madje duke shfrytëzuar edhe formacione fashiste, kaloi në një grusht shteti antikushtetues, duke anuluar integrimin e Ukrainës në planet e bashkimit kapitalist me Rusinë. Reagimi që pasoi çoi në shkëputjen e Krimesë nga Ukraina, e cila u bashkua menjëherë me Federatën Ruse, si dhe në shkëputjen e disa rajoneve lindore të Ukrainës, të cilat kanë shpallur “pavarësinë” e tyre dhe kanë mbështetjen e Rusisë.

Pjesa e klasës borgjezia që është në pushtet sot në Ukrainë, e imponon pushtetin e vet duke forcuar nacionalizmin, antikomunizmin dhe anti-rusizmin. Në këtë drejtim, jo vetëm që refuzon të promovojë "Traktatet e Minskut" që ishte i paqartë që në fillim, por ka ndjekur penalisht jo vetëm komunistët, diçka që Partia Komuniste e Greqisë (KKE) e ka dënuar me mënyra të ndryshme, madje edhe nga hapi i Parlamentin Europian, por edhe kundër forcave politike borgjeze që sfidojnë orientimin politiko-ushtarak drejt SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së.

Do të ishte më logjike, pra, të themi se ajo që synon aktualisht klasa borgjeze ruse është një rikthim jo në vitin 1990, por në vitet 2014-2015, pra përpara devijimit antikushtetues në Ukrainë, duke siguruar, gjithashtu, pranimin e Krimesë në Federata Ruse. Kërkon nga SHBA-të, BE-ja dhe NATO që të “luajnë” në Ukrainë “pa hile”, duke kërcënuar në të kundërtën me kundërmasa. Cilat janë këto? Së fundmi, në një intervistë për një gazetë greke, Kurt Volker, përfaqësuesi i SHBA-ve në negociatat për Ukrainën (2017-19), deklaroi se "është e mundur që Rusia të marrë një të tretën e Ukrainës", duke vlerësuar se Ukraina mund të humbasë çdo akses në Detin Azov dhe të formohet një kalim tokësor që do të lidhë Federatën Ruse me Krimenë, veç urës së sapondërtuar prej rreth 20 kilometrash në Kerç.

Duhet theksuar se, me bashkimin e Krimesë jo vetëm që u shtuan territoret ruse dhe popullsia (d.m.th tregu i brendshëm rus me dy milionë banorë), por dhe u fituan pozicione të rëndësishme për kapitalin rus në rajonin e Detit të Zi. Zona Ekskluzive Ekonomike (ZEE) ukrainase në Detin e Zi dhe Azov është reduktuar rreth 3/4 , duke u dhënë monopoleve ruse dorën e sipërme në shfrytëzimin e burimeve natyrore dhe energjetike të rajonit.

Nuk e njohim nëse agjenti amerikan tregoi në deklaratat e mësipërme se cilat do të jenë kufijtë e rinj të Ukrainës, apo nëse kjo është një propozim kompromisi i SHBA-ve ndaj Rusisë në lidhje me ndarjen e Ukrainës pa ditur me ç’ këmbim, apo ishte thjesht një ushtrim presioni mbi udhëheqjen e sotme të Ukrainës, megjithatë, ajo që njohim është se në përgjithësi kufijtë nuk ndryshohen pa gjakderdhje dhe, në radhë të parë, për popullin tonë roli i vendit tonë në këto zhvillime është parësor.

 

Greqia në konflikt

Qeveria e ND, me mbështetjen e SYRIZA-s dhe KINAL-it e ka kthyer Greqinë në një "nyje" të transferimit të forcave ushtarake amerikane dhe në të njëjtën kohë një bazë të madhe ushtarake të NATO-s nga ku nisen sulme për luftërat e reja imperialiste, si ajo që mund të lindi në Ukrainë. Përveç kësaj, ajo është e përfshirë në mënyrë aktive në planet e NATO-s për të rrethuar Rusinë në Ballkan dhe Detin e Zi. Në këtë mënyrë Greqia, nga njëra anë, bëhet “fajtore” ndaj popujve të tjerë dhe nga ana tjetër, mund të jetë edhe vetë “viktimë” e këtyre luftërave imperialiste, duke qenë në shënjestrën e masave të mundshme për kundërpërgjigje.

 

Propozimet e paudha për arkitekturën e re dhe atë të ndërmjetme.

ND dhe SYRIZA, duke veshur “syzet” e tyre NATO-ike, riciklojnë nisma pa efekt, gjoja “paqësore”. Ministri i Jashtëm i PD-së, N. Dhendhias shfaqet si “ndërmjetës” dhe “bartës” i një mesazhi de-përshkallëzimi. Disa politikanë po i bëjnë thirrje qeverisë të luajë një rol udhëheqës dhe të paraqesë "propozime ndërmjetësimi për de-përshkallëzim" ose "masa për ndërtimin e besimit", ndërsa ish-ministri i Jashtëm i SYRIZA J. Katrugalos po ripërtyp debatin për një "arkitekturë të re sigurie" ku Rusia do të ketë vendin e saj. Të gjitha këto janë “gjethe fiku”, e cila më kot kërkon të fshehë strategjinë e përbashkët të dy partive (ND dhe SYRIZA) në planet e rrezikshme të klasës borgjeze greke dhe aleatëve të saj të huaj.

Këto qasje qorre përpiqen të fshehin kryesoren, se lufta është “mish e thua” me kapitalizmin, se “është vazhdimi i politikës me mjete të tjera, të dhunshme” dhe se nuk mundet të ekzistojë kapitalizëm pro-paqësor.

 

Çfarë të bëjmë?

                Në këto kushte, të një rreziku real të përgjithësimit të luftës imperialiste, rëndësi të madhe ka orientimi i luftës punëtore e popullore në vendin tonë. Nuk duhet të ekzistojë asnjë besim tek qeveria dhe partitë e tjera borgjeze. Duhet të forcohet besimi në fuqinë e luftës punëtore, të përplasjes me politikën e angazhimit dhe me planet e klasës borgjeze që synon të shtyjë punëtorët në grackën e mbështetjes për pjesëmarrjen e Greqisë në luftën imperialiste, në emër të "detyrimeve aleate" në kuadrin e BE-së dhe NATO-s ose gjoja të nevojës për të mbrojtur "sovranitetin" e Ukrainës, ose të Kartës Statusore të OKB-së, ose "demokracinë" nga "Putin-i autoritar".

Veç kësaj, lëvizja punëtore-popullore duhet të refuzojë dilemën e zgjedhjes midis dy anëve të konfliktit imperialist. Edhe nëse ndonjëherë kamuflohet me doktrinën fetare të ortodoksisë, apo me “antifashizëm”, që në këtë rast është një perde tymi.

As nuk është e logjikshme të mbështesim “më të dobëtit” kundër “më të fortëve”. Lenini shkroi për këtë: «I pari zotëron, të themi, 3/4 e Afrikës, ndërsa i dyti 1/4. Brendi objektiv i luftës midis tyre është një ndarje e re e Afrikës. Suksesin e cilës palë duhet të dëshirojmë? Çështja, e shtruar si më parë, është absurde, sepse kriteret e mëparshme të vlerësimit nuk i kemi më: nuk kemi më as zhvillimin shumëvjeçar të lëvizjes borgjeze çlirimtare, as procesin shumëvjeçar të shembjes së feudalizmit. Demokracia e sotme nuk duhet as të ndihmojë të parin që ta përforcojë “të drejtën” e tij të sundimit mbi 1/4 e Afrikës, as të ndihmojë të dytin (edhe pse ky të zhvillohej nga pikëpamja ekonomike më shpejt se i pari) ti marrë për vehte këto 3/4.

Demokracia e sotme do ti qëndrojë besnike vetvetes vetëm nëse nuk do të bashkohet me asnjë borgjezi imperialiste, në qoftë se do të thotë: «të dyja janë më të këqija», në qoftë se në çdo vend do të kërkojë dështimin e borgjezisë imperialiste. Çdo zgjidhje tjetër do të jetë në të vërtetë nacional-liberale që s’ka asgjë të përbashkët me internacionalizmin e vërtetë....

...Kurse, në të vërtetë tani as që mund të bëhet fjalë që demokracia  e sotme të hiqet zvarrë pas borgjezisë reaksionare, imperialiste, pavarësisht nga “ngjyra” që mundet të ketë kjo borgjezi» *.

Lëvizja komuniste dhe punëtore në kushtet e imperializmit, që është shkalla më e lartë e kapitalizmit, duhet të vendosë kudo linjë të pavarur, larg planeve borgjezo-imperialiste dhe me kriter interesat e klasës punëtore dhe të shtresave të tjera popullore, që nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me interesat e klasave borgjeze.

Këtë po bën Partia Komuniste e Greqisë (KKE), mbron interesat e klasës punëtore dhe të shtresave popullore dhe forcon luftën për çangazhimin e Greqisë nga planet imperialiste, nga luftërat dhe aleancat e NATO-s dhe BE-së, nga strategjia e aleancës me SHBA-të dhe Francën.

Është linja e përplasjes me ata që e çojnë popullin në “kasaphanë” e luftës në emër të përmirësimit të interesave të klasës borgjeze.

Është rruga e konfrontimit me kapitalizmin, për pushtetin punëtorë, që do të ndërtojë shoqërinë e re socialiste-komuniste.

Elisheos VAGJENAS

Anëtar i KQ dhe

Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

 

Referenca:

* V. I. Lenin: «Nën flamur të huaj». Veprat në Shqip, Botuar nga Shtëpia Botuese «Naim Frashëri», viti 1965, vëllimi 21, fq.145 - 146 dhe 151.