Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), si dhe organizatat paqësore–antiimperialiste, intensifikojnë luftën kundër përfshirjes së vendit tonë në planet e luftës së SHBA-NATO-BE, në mënyrë që territori grek të mos përdoret për operacione në Ukrainë, të mos ratifikohet Marrëveshja Greko-Amerikane si dhe të mbyllen tani të gjitha bazat dhe infrastrukturat euroatlantike.
Në këtë kuadër, dje, më 21 shkurt, u zhvillua një aksion proteste nga Komiteti i Luftës Kundër Marrëveshjes Greko-Amerikane për Bazat, jashtë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Athinë, ku morën pjesë përfaqësues të EEDYE (Komitetit për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare), të sindikatave, shoqatave studentore, shoqatave të OGE (Federatës së Gruas së Greqisë), shoqatave të së vetëpunësuarve etj. Përkatësisht, në Selanik u zhvillua një marshim masiv, pas thirrjes së Komitetit Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE) drejtuar organizatave masive të qytetit.
Në të njëjtën kohë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE), me një Shpallje të Zyrës së Shtypit të Komitetit Qendror, mbajti qëndrimin e mëposhtëm në lidhje me njohjen e “pavarësisë” të së ashtuquajturave “Republika Popullore” të Donbasit:
«Vendimi i Federatës Ruse për të vazhduar me njohjen e të ashtuquajturave “Republika Popullore” të Donetskut dhe Luganskut, të cilat janë shkëputën nga Ukraina në vitin 2014, në rajonin e Donbasit, përbën një tjetër hap që e ndërlikon më tej situatën në këtë rajon dhe çon në përshkallëzimin e antagonizmave imperialiste, në kuadrin e konfrontimit mes SHBA, NATO, BE me Rusinë. Padyshim kjo është e lidhur me ndërhyrjen SHBA-NATO-BE në Ukrainë, si dhe me sulmin e armatosur të nisur ditët e fundit nga qeveria ukrainase kundër popullit në Donbas, pasi më parë ishte pajisur me armë nga SHBA dhe NATO. Këto zhvillime të rrezikshme janë pasojë e situatës tragjike, që u krijua për popujt pas përmbysjes së socializmit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.
Në fjalimin e tij, Putin u përpoq të justifikonte qëndrimin e tij aktual me një recital të antikomunizmit, me një sulm kundër bolshevikëve, Leninit dhe Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, asgjë nuk mundet të njollosë ofertën e socializmit në Bashkimit Sovjetik, i cili ishte një union shumëkombësh i shteteve të barabarta, as mundet të fshehë vuajtjet e restaurimit kapitalist, në të cilin Putin luajti rolin e tij. Në praktikë, ky sulm përdoret si mbulesë për planet e rrezikshme strategjike të udhëheqjes ruse në rajon.
"Njohja" nga Rusia e të ashtuquajturave "Republika Demokratike" të Donetskut dhe Luganskut nuk i zgjidh problemet ekzistuese, por riprodhon ngërçet e mënyrës kapitaliste të prodhimit, duke çuar në luftëra imperialiste dhe shfrytëzim klasor. Përveç kësaj, do të ndërlikojë edhe më shumë luftën e përbashkët të popujve kundër urrejtjes nacionaliste të kultivuar nga klasat borgjeze dhe shtetet imperialiste për promovimin e interesave të tyre në rajon.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) kundërshton luftën imperialiste dhe këmbëngul të ndalojë përfshirjen e Greqisë në planet e SHBA-NATO-BE në Ukrainë! Të mbyllen bazat e SHBA-NATO! Asnjë trup ushtarak grek nuk duhet të dërgohet në Ukrainë apo në misione të tjera imperialiste! KKE i bën thirrje popullit të intensifikojë luftën për çangazhimin nga unionet imperialiste, me popullin pronar në vendin e tij.
Në të njëjtën kohë, KKE shpreh solidaritetin e saj me komunistët dhe me popujt e Rusisë dhe të Ukrainës. U bën thirrje atyre të forcojnë luftën kundër nacionalizmit dhe shovinizmit, të luftojnë për të parandaluar që miliona punëtorë të bllokohen në një konflikt etnik që fsheh shkaqet e vërteta të konfliktit. Të forcojnë luftën e tyre për të vetmen alternativë që ekziston për punëtorët e cila është në një rrugë tjetër zhvillimi, të socializmit.»
22/2/2022


