Mijëra protestues në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera të Greqisë iu përgjigjën thirrjes së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe ngritën zërin e tyre kundër luftës imperialiste.
Në kryeqytetin grek, mijëra protestues dolën në rrugë jashtë ambasadës ruse në Athinë, duke dënuar ndërhyrjen e papranueshme ushtarake të Rusisë dhe pushtimin e Ukrainës prej saj, diçka që shënoi dhe fillimin tipik të një lufte që ka nisur prej vitesh dhe ka të bëjë me antagonizmat e dy kampeve imperialiste -nga njëra anë SHBA-NATO-BE dhe nga ana tjetër Rusia- për përfitimet e kapitalit, për ndarjen e tregjeve dhe territoreve. Protestuesit e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) marshuan më pas edhe drejt ambasadës amerikane në Athinë, duke dënuar rolin e imperializmit amerikan në këto zhvillime.
Komunistët e Greqisë treguan me mobilizimet e tyre masive antiluftë - antiimperialiste, se interesat e popullit grek, të popujve në tërësi, janë të ngrihet në luftë kundër luftës dhe jo të zgjedhin një nga kampet imperialiste.
Përveç kësaj, ata dënuan faktin se nën përgjegjësinë e të gjitha qeverive, të ND, SYRIZA, KINAL, Greqia është kthyer në një bazë të gjerë të NATO-s për rrethimin e Rusisë, por edhe në një magnet që tërheq ndëshkime, siç e ka pranuar dhe vetë Rusia. Ata kërkuan mbylljen e bazave ushtarake NATO-amerikane, ndërprerjen e përfshirjes së Greqisë në luftë, çangazhimin e vendit nga planet dhe aleancat imperialiste, me popullin pronar në vendin tonë.
Ata dënuan pajisjet e mëdha ushtarake për nevojat e NATO-s, të cilat i paguan populli, si dhe shtrenjtësinë në karburant dhe në përgjithësi në energji dhe mallrat e konsumit, që mbytin popullin.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, mori pjesë në mobilizimin masiv në Athinë, i cili duke u shprehur për mediat, deklaroi: "Zgjedhja e çdo qendre imperialiste apo aleance imperialiste, është një zgjedhje që çon në popujt në masakër, popullin grek. Vetëm strategjia autonome, e pavarur politike kundër planeve borgjeze dhe imperialiste është rrugëdalje për punëtorët dhe popullin. I themi jo luftës imperialiste. Greqia këtu dhe tani të mos përfshihet në këto procese. Të mbyllen menjëherë bazat e vdekjes".
Në Selanik u zhvillua një demonstrim fillimisht në konsullatën ruse dhe më pas në konsullatën e SHBA në këtë qytet._
26.02.2022
