Skip to content

Dhimitri Kucubas:Ne nuk zgjedhim asnjë kamp grabitqar. Detyrë patriotike dhe internacionaliste është t’i thuash «JO» pjesëmarrjes së vendit në luftën imperialiste

Date:
mar 2, 2022
koytsoympas-vouli-01-03-4

Përfshirjen më të thellë të Greqisë në luftën imperialiste që po zhvillohet në Ukrainë, procedon qeveria e djathtë e ND-së në Greqi, gjithmonë në krahë të SHBA-NATO-BE-së dhe me mbështetjen e partive të tjera borgjeze, socialdemokratëve të “majtë” SYRIZA, por edhe të socialdemokratëve të tjerë të KINAL/PASOK. Kjo u pa në debatin e bërë në Parlamentin e Greqisë mes liderëve të partive politike në seancën plenare që u realizua më 1 mars 2022.

Në fjalën e tij nga foltorja e Parlamentit të Greqisë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, ndër të tjera theksoi:

“Kjo që po përjetojmë është një dramë tjetër, një tragjedi me viktima popujt, gra dhe fëmijë. Është një tjetër luftë imperialiste dhe një tjetër luftë në tokën evropiane”.

Duke iu drejtuar kryeministrit grek, ai vuri në dukje: “Ju, zoti Micotakis thatë gjatë takimit tuaj të fundit me Presidenten e Republikës dhe e përsëritët edhe sot, fjalë për fjalë se: «Për herë të parë, pas Luftës së Dytë Botërore u bë një pushtim masiv dhe i organizuar në një shteti europian»!

Flisni seriozisht zoti Micotaki? Po lufta në Jugosllavi çfarë ishte? Çfarë ishte ndërhyrja e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, me pjesëmarrjen e qeverisë greke të PASOK-ut në atë kohë? Meqë ra fjala, pasi dëgjuam dhe përfaqësuesin e PASOK/KINAL-it të thotë se për herë të parë është shkelur akti final i Helsinkit! Marrëveshja e Helsinkit për herë të parë u shkel në Jugosllavi. Kur Jugosllavia u shpërbë në vitin 1999.

Me tej. Pushtimi turk i Qipros në vitin 1974 çfarë ishte? A nuk ishin në tokën europian këto luftëra dhe pushtime? Për të mos folur këtu për dhjetëra luftëra dhe ndërhyrje të tjera në rajonin e gjerë.

Arritët në atë pikë -ju dhe të tjerët- që të heshtni krimet e SHBA-NATO në Jugosllavi, në Qipro e gjetkë, vetëm e vetëm për të mbështetur përrallat historike të NATO-s në Europën Lindore.

Dhe çfarë nuk kemi dëgjuar këto ditë. Lumin e hipokrizisë dhe fariseizmit!

Lotët e krokodili dhe deklarata me plot indinjatë, të maskuara nga ngjarjet e këtyre ditëve, nga përfaqësues të NATO-s, SHBA-së dhe BE-së për “integritetin territorial” të Ukrainës dhe “paprekshmërinë e kufijve”!

Me të vërtetë, ku ishte ndjeshmëria e të gjithë këtyre kur shkelnin integritetin territorial të Sirisë, Irakut, Afganistanit dhe Libisë?

Atëherë pretekstet ishin të ndryshme.

[...] Për fat të keq, nga aq sa thatë, përfshirja e Greqisë në luftë është e menjëhershme dhe përbën rrezik për popullin grek, në rast të përgjithësimit të luftës, rreziku është më se real.

Prandaj dhe paralajmërojmë. Ju do të keni përgjegjësi kriminale dhe historike ndaj popullit grek që do ta fusni Greqinë në këtë konflikt imperialist.

Edhe ju si qeveri sot, por dhe të gjithë ata para jush që hollën firmat e tyre në vendimet e NATO-s dhe kthyen Greqinë në një bazë të madhe ushtarake të NATO-s dhe në një urë ushtarake.

Ndaloni tani dhe menjëherë çdo pjesëmarrje të Greqisë në këtë luftë imperialiste, e cila mund të marrë përmasa të paparashikueshme”.

Dh. Kucubas iu referua antagonizmave ndër-imperialiste me epiqendër Ukrainën. Theksoi faktin se forcat euroatlantike në vitin 2014 mbështetën përmbysjen antikushtetuese të Presidentit të atëhershëm dhe më pas “kryen pogrome dhune, terrorizëm dhe sulme vrastare ndaj qytetarëve të cilët nuk ishin dakord me anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Vepër e tyre është masakra e 100 personave në maj të vitit 2014, në të ashtuquajturën -të njehur botërisht dhe në vendin tonë- si “masakra e Odesës”. [...] [...] Prandaj, është hipokrizi e atyre që bëjnë sikur nuk e njohin, vetëm e vetëm për t'i shërbyer propagandës së luftës në favor të NATO-s dhe BE-së. Përveç kësaj, ne nuk harrojmë se me bekimin e BE-së janë legjitimuar dhe justifikuar historikisht të gjithë ata që luftuan në krah të nazistëve në vendet baltike dhe në vendet e tjera të ish-BRSS. Pasardhës të ndryshëm të batalioneve të vdekjes së SS-ve që qarkullojnë lirshëm, ndërsa komunistët dhe antifashistët e tjerë në Ukrainë po persekutohen”.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të KKE nënvizoi se “nuk e anashkalojmë faktin që dhe vetë Rusia sot është protagoniste në antikomunizëm”.

Ai iu referua antagonizmave ndër-imperialiste të këtyre fuqive dhe në ndërhyrjet për sferat e ndikimit, duke vënë në dukje se kemi “nga njëra anë SHBA-të, NATO-n dhe BE-në, të cilat në vitin 2014 organizuan në Ukrainë një grusht shteti të mjerueshëm, duke mbështetur mekanizma paraushtarake dhe organizata naziste, dhe nga ana tjetër Rusinë, e cila promovon interesat e veta, shkëput territore të Ukrainës dhe tani ndërhyn edhe ushtarakisht në atë shtet”.

Ai nënvizoi se “të gjitha qeveritë greke, edhe të ND, por edhe ato të PASOK/KINAL dhe SYRIZA, i kanë mbështetur këto vendime të NATO-s dhe e kanë përfshirë vendin tonë në këtë antagonizëm të rrezikshëm.

Ai u bëri thirrje popujve që të mos zgjedhin “një nga kampet grabitqare” dhe shtoi:

[...] Përgjigjja në favor të interesave të popullit tonë gjenden në mos rreshtimin si popull dhe si shtet me njërin apo me tjetrin pol imperialist.

Dilema e vërtetë sot nuk është me SHBA-të apo Rusinë, me BE-në apo me Rusinë, me NATO-n apo Rusinë.

Lufta e punëtore - popullore duhet të vendosë një linjë autonome, një linjë të pavarur, larg nga të gjitha planet borgjeze dhe imperialiste.

Për sa i përket popullit grek, kjo luftë e tij nuk ka të bëjë fare me fjalët e lehta dhe klishetë e partive të tjera, që thuhen për të larë gojën, për "zgjidhje paqësore" dhe "diplomaci" e fjalë të tjera që dëgjohen të “bukura”, por pa asnjë thelb. Për popullin grek kjo luftë praktikisht nënkupton:

- Asnjë pjesëmarrje - asnjë përfshirje të Greqisë në luftën imperialiste në Ukrainë apo gjetkë në asnjë mënyrë dhe me asnjë pretekst.

- Të mbyllen tani të gjitha bazat ushtarake të huaja në vendin tonë, të cilat përdoren si baza nga ku nisen sulmet luftarake.

- Asnjë trup ushtarak grek të mos dërgohet në Ukrainë, në vendet në kufi me të ose në misione të tjera imperialiste.

- Të intensifikohet lufta për çangazhimin nga bashkësitë e ndryshme imperialiste, me popullin realisht në krye të pushtetit.

Në këtë luftë, Partia Komuniste e Greqisë (KKE) jep të gjitha forcat e saj, që populli grek dhe popujt e tjerë të heqin qafe përfundimisht sistemin që lind vetëm varfëri, shfrytëzim dhe luftëra”.

 

02.03.2022