Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror e Partisë Komuniste të Greqisë(KKE), më 24.03.2022 ka lëshuar deklaratën e mëposhtme për vendimet e Samitit të NATO-s:
«Vendimet e Samitit të NATO-s dhe deklaratat e sekretarit të përgjithshëm të saj, përbëjnë shpallje lufte për popujt, dëshmojnë përshkallëzimin e luftës imperialiste në Ukrainë, midis Rusisë dhe SHBA-NATO-BE.
Dërgimi i sasive të mëdha të sistemeve moderne të armëve, krijimi i 4 grupeve të reja beteje (battlegrups) në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki, krahas atyre të mëparshme në shteteve baltike dhe Poloni, përqendrimi i një numri të madh të forcave ushtarake këmbësore, ajrore, dhe forcave detare nga baltiku e deri në Mesdhe, rritja e fondeve ushtarake nga shtetet - anëtare të saj që vendosi Samiti i NATO-s, dëshmojnë se rreziku i përgjithësimit të luftës imperialiste po rritet.
Miratimi i këtyre vendimeve nga qeveria greke forcojnë pjesëmarrjen dhe përfshirjen e Greqisë në këtë masakër në dëm të popujve.
Përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme, përgjigja e popullit është intensifikimi i luftës për të ndaluar çdo përfshirje të Greqisë në luftën imperialiste. Për të mos u përdorur si bazë ushtarake territori, deti dhe ajri i Greqisë. Që Forcat e Armatosura Greke të mos marrin pjesë në misionet e SHBA dhe NATO në asnjë mënyrë dhe me asnjë pretekst. Ky është shërbimi më i mirë që mund t'i ofrojmë popullit ukrainas sot. Ky është i vetmi qëndrim konsistent dhe patriotik në favor të popullit grek dhe solidaritetit i vërtetë me popujt e Ukrainës, Rusisë dhe popujve të tjerë fqinjë».
28.03.2022
