Skip to content

DEMONSTRATË E MADHE ANTI-LUFTË NË QYTETIN E PIREUT:Anijet e imperialistëve janë të padëshiruara! As tokë as ujë për vrasësit e popujve!

Date:
mar 28, 2022
kinhtopoihsh-ek-peiraia-de-gol-72

Mijëra popull demonstruan kundër luftës në pasditen e së enjtes së kaluar, më dt.24.3.2022 në mitingun madhështor që tronditi nga cepi në cep portin detar më të madh të Greqisë, Pireun, duke dërguar me parulla të njëpasnjëshme dhe me pishtarët e kuq mesazhin e fortë që "lundroi" deri në det -gjer te aeroplanmbajtësja franceze "Charles de Gaulle", pjesë e armadës së NATO-s, e cila ishte ankoruar në Gjirin e Faliros- se «anijet e imperialistëve janë të padëshiruara», se «Qyteti i Pireut është Porti i popujve dhe jo bazë sulmuese e imperialistëve», siç thërrisnin demonstruesit herë pas here!

Demonstrata u organizua nga Qendra Punëtore e Pireut, ndërsa thirrje për pjesëmarrje në këtë demonstratë kishin bërë edhe Komisioni Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtare (EEDYE), Federata e Grave e Greqisë (OGE), Komiteti për Luftën kundër Marrëveshjes Greko-Amerikane për Bazat Ushtarake, shoqatat studentore dhe forume të tjera.

Punëtorët e metalit, punëtorët e anijeve, punëtorët e Portit, ndërtuesit, punëtorët e fabrikave, të rinj e të reja, gra të shoqatave të OGE, me pjesëmarrje masive dhe pankarta bënë të qartë vendimin e tyre për të përshkallëzuar luftën kundër luftës imperialiste, për zhbllokimin e Greqisë nga planet vrastare të SHBA – NATO – BE – Rusi, duke bërë të qartë se «lëvizja punëtore nuk zgjedh një nga kampet grabitqar». Në demonstratë gjithashtu morën pjesë edhe deputetët e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhiamado Manolaku dhe Maria Komninaka.

 

 

 

 

 

 

 

 

28.03.2022