Letër e Grupit Parlamentar të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Grekëve, z. Konstantinos Tasula
Athinë, 31.03.2022
Zoti Kryetar,
Lidhur me ftesën dhe fjalimin e Presidentit të Ukrainës, V. Zelensky, në seancë të posaçme të Parlamentit të Grekëve, ditën e Enjten, më 7 prill 2022, ju njoftojmë se Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) nuk ka ndërmend të marrë pjesë.
Dënimi i pushtimit të papranueshëm dhe i luftës imperialiste që zhvillohet nga Rusia në territorin e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë solidariteti me popullin e Ukrainës nuk kanë asnjë lidhje me ndonjë mbështetje ndaj Presidentin V. Zelensky. Dhe ky takim i veçantë ka pikërisht karakteristika të tilla pasi Zelensky është pjesë e problemit, është kreu i një qeverie reaksionare që është bashkuar me kampin SHBA-NATO-BE, i cili gjithashtu është përgjegjëse për luftën dhe vuajtjet e popullit të Ukrainës.
Qeveria Zelesny -si dhe qeveritë para tij- u shfaqën në kushtet e një shantazhi të madh kundër popullit ukrainas, veçanërisht pas grushtit të shtetit të vitit 2014, me ndërhyrjen e menjëhershme të kampit euroatlantik.
- Është përgjegjës për shkeljen e të drejtave punëtore dhe popullore, për mbështetjen dhe bashkëpunimin me batalionet fashiste të bastisjes, si batalioni i Azovit, i cili është integruar organikisht në ushtrinë, policinë dhe në të gjitha strukturat shtetërore të Ukrainës.
- Është përgjegjës për legjitimimin e propagandës naziste, duke rehabilituar si “heronj kombëtarë” (!) bashkëpunëtorët e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
- Është përgjegjës për ndalimin e aktivitetit të Partisë Komuniste të Ukrainës, për persekutimin e komunistëve dhe militantëve të tjerë, për arrestimin dhe burgosjen e pashkak të Sekretarit dhe anëtarëve të tjerë të Rinisë Komuniste të Ukrainës, që jeta e të cilëve aktualisht është në rrezik. Kujtojmë se Partia Komuniste e Ukrainës ka apeluar në Gjykatën Europiane kundër këtij vendimi, ndërsa një komision i Parlamentit Europian kishte konstatuar shkelje të rëndë të së drejtave së njeriut nga ana e qeverisë në Ukrainën lindore.
- Është Përgjegjës për ndalimin e 11 partive të tjera opozitare.
- Është përgjegjës për shkeljen e të drejtave të minoriteteve që jetojnë në Ukrainë, përfshirë edhe minoritetin grek.
- Aktualisht një nga nënkryetarët e Parlamentit grek, Jorgos Lambrulis, deputet i qyteti të Larisas me KKE, si dhe drejtues të tjerë të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), si Sotiri Zarianopulos ish-eurodeputet dhe Jorgo Maganas, janë cilësuar si "persona të padëshiruar". (persona non grata) nga qeveria ukrainase, sepse ata ishin gjendur në Ukrainë për të shprehur solidaritetin e tyre me popullin ukrainas dhe komunistët e persekutuar.
Si pasojë, Grupi Parlamentar i KKE nuk do të marrë pjesë në seancën e ardhshme të posaçme të Kuvendit, në të cilën do të flasë Presidenti Zelensky. Ky është solidariteti më i madh i shprehur ndaj popullit ukrainas, i cili, për të dalë fitimtar, duhet të heqë qafe si pushtimin rus, ashtu edhe qeveritë e tipit Zelensky që e tërheqin popullin në thertoren e rivaliteteve dhe luftërave imperialiste.
Të njëjtin qëndrim do të mbanim edhe nëse do të ftoheshin për të folur në Parlament presidenti i Rusisë, Putin ose Presidenti i SHBA, Biden etj. Kujtojmë se përfaqësuesit e KKE kanë mbajtur po të njëjtin qëndrim në rastet ku Këshille Bashkiake dhe Prefektura ose institucione të tjera shtetërore u dhanë «dekorata» përfaqësuesve të qeverisë antipopullore (si kryeministrit të Federatës Ruse, Mihail Misustin që Këshilli Bashkiak i Athinës e nderoi atë me çelësin e qytetit etj.).
Sinqerisht
Grupi Parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)
KUCUBAS DHIMITRIS
PAPARIGA ALEKA
GJOKAS JANI
DHELIS JANI
KANELI LIANA
KARATHANASOPULOS NIKO
KACOTIS HRISTO
KOMNINAKA MARIA
LAMPRULIS JORGO
MANOLAKU DHIAMANTO
MARINO JORGO
PAPANASTASIS NIKO
PAFILIS THANASI
STOLTIDHIS LEONIDA
SINDIHAKIS MANOLI
01.04.2022
