Mijëra popull morën pjesë në demonstratën e Organizatës së Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Atikë, jashtë parlamentit grek, ditën e premte më 1/4/2022, me folës kryesor Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba. Protestuesit bashkuan zërat e tyre në sloganin: «Jo luftës imperialiste». Ata kërkuan ndërprerjen e përfshirjes së Greqisë. Ata thërrisnin se nuk pranojnë që populli të paguajë faturën e luftës, shtrenjtësinë që shteron të ardhurat punëtore - popullore dhe sjell varfëri më të madhe energjetike.
Duke folur në tubimin madhështor, Dh. Kucubas ndër të tjera theksoi:
«Sonte këtu, nga Parlamenti, një slogan trondit gjithë Athinën dhe jehona e saj dëgjohet në të gjithë Greqinë:
«Nuk zgjedhim asnjë kamp kusarësh, ne zgjedhim kampin e popujve».
Ne i themi «JO luftës imperialiste».
Kërkojmë t'i jepet fund përfshirjes së vendit tonë.
Nuk pranojmë që populli të paguajë faturën e luftës.
Kjo është «JO-ja më e fortë kundër luftës» e cila ka më shumë se një muaj që vazhdon, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, të cilën ne e dënuam pa mëdyshje që në momentin e parë.
Ne zgjedhim kampin e popujve kundër propagandës së NATO-s e cila synon që popujt të zgjedhin me pahir një kamp grabitqarësh, vetëm e vetëm për të shfajësuar SHBA-të, NATO-n, BE-në për krimet e tyre të përjetshme, por edhe për këtë plan kriminal të cilin për një dekadë e kanë vënë në zbatimi në Europën Lindore, në dëm të popullit të Ukrainës dhe popullit të Rusisë.
Zgjedhim kampin e popujve kundër predikimeve qeveritare pro-luftës që flasin për paqen për të justifikuar luftën imperialiste dhe përshkallëzimin e pjesëmarrjes dhe përfshirjes së Greqisë në të.
Ne zgjedhim kampin e popujve kundër të ashtuquajturës "vijë kombëtare dhe mendimit unanim" që e dëshiron popullin të jetë në krahë të planeve të SHBA dhe NATO-s, për hir të rritjes së fitimeve të monopoleve greke, por në kurriz të interesave të klasa punëtore, të popullit.
Ne zgjedhim kampin e popujve kundër antikomunizmit, shpifjeve kundër socializmit i cili i ndjek ata edhe në gjumë. Kundër heshtjes, deformimit të qëndrimeve të KKE, e cila bëhet halë në sytë e propagandës euroatlantike (…)
Përrallat euroatlantike nuk kalojnë në Greqi, e cila, me pretekstin e pushtimit të papranueshëm Rus, kërkon të lajë krimet NATO-amerikane.
Ata i shqetëson fakti që në një pjesë të madhe të popullit, rinisë, shkencëtarëve dhe artistëve, boria e luftës nuk dëgjohet dhe nuk ndikon për t'i mobilizuar ata me një kamp kusarësh kundër kampit tjetër.
Atyre i shqetëson mbi të gjitha fakti që në Greqi ekziston Partia Komuniste, ekziston KKE, e cila për vite të tëra në mënyrë të vendosur, edhe në kohët e paqes së brishtë dhe pa stuhi studionte zhvillimet, paralajmëronte dhe më e rëndësishmja tregonte të vetmen rrugë patriotike dhe internacionaliste, atë të çangazhimit nga planet luftëdashëse dhe të shkëputjes nga aleancat imperialiste në të cilat merr pjesë vendi ynë.
Kjo është arsyeja pse ata rihapën sëndukët e kalbur të antikomunizmit për të nxjerrë nga varri shpifje qesharake (…)
Dhe çfarë nuk kemi dëgjuar dhe çfarë nuk kemi lexuar këto ditë…
Derisa thanë se Putini dëshiron të rindërtojë Bashkimin Sovjetik, sikur Rusia e sotme kapitaliste, nacionaliste, reaksionare ka të bëjë sadopak me shtetin shumëkombësh të klasës punëtore, në të cilin dhjetëra popuj dhe kombe kanë jetuar në paqe për dekada të tëra. (…)
Ata nuk mashtrojnë dot më askënd! Dhe nëse sot ata mbështesin qeverinë ukrainase dhe ftojnë presidentin e saj të flasë në parlamentin e Greqisë, kjo nuk është sepse ata kanë dhimbje nga drama e popullit të Ukrainës, por sepse ato përkojnë me kampin SHBA-NATO-BE, i cili mbështet qeverinë Zelenski.
Sikur nuk e dinë se qeveria reaksionare Zelesnki është përgjegjëse edhe ajo, si Rusia, për dramën e popullit të Ukrainës.
Sikur nuk e dinë se kjo qeveri prej vitesh ka mbështetur dhe bashkuar pas vetes së saj organizatat naziste. Persekuton dhe ka burgos komunistët, ka nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste të Ukrainës. (…)
Të gjithë ata -qeveritarët dhe çirakët e tyre që marrin fonde- që gjoja fajësojnë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) për qëndrimin e saj, i njohin shumë mirë të gjitha këto!
Ashtu siç e di dhe SYRIZA, KINAL, MERA-25, të cilët ulen pranë sofrës në Parlament për të duartrokitur Zelenskin, sepse të gjithë ata rinë pranë sofrës së përhershme të kampit euroatlantik.
Por, ky qëndrim konsistent i KKE shpreh edhe solidaritetin e vërtetë me popullin e Ukrainës që po sprovohet nga lufta imperialiste.
Sot, kushdo që i thotë «jo luftës, solidaritet me popullin e Ukrainës», domethënë kushdo që nuk përputhet me përrallat e NATO-s, shtabet e sistemit synojnë ta barazojnë atë me Rusinë, por kjo nuk do t’ju kalojë!
Ata do të hanë kokën! Janë ata që në fund të fundit do të vënë bishtin nën shalë, për shpifjet e tyre kolosale(...)
Luftën nuk mund ta kuptojmë me pretekstet e përdorura nga njëra palë apo nga pala tjetër, nga një vend apo tjetër që është në luftë , sepse atëherë do të dalim në përfundime të gabuara.
Luftën mund ta kuptojmë vetëm si vazhdimësi e politikës me mjete të tjera të dhunshme.
Me këtë kriter të paraqitur nga teoricieni më i madh i luftës, Clausewitz, dhe i pranuar nga mendimtarët marksistë, mund të arrijmë në përfundime të sigurta. (…)
Lufta imperialiste është vazhdimi i politikës "së brendshme" dhe jo vetëm i politikës "së jashtme" të çdo shteti kapitalist, është vazhdimi i politikës ekonomike dhe shtetërore në kohën e paqes.
Lufta funksionon saktësisht me të njëjtat "ligje", me të njëjtat "rregulla" që dhe vetë kapitalizmi vepron në kushtet e paqes.
Janë të njëjtat tendenca, të njëjtat forca që shtyjnë në luftë: intensiteti i shfrytëzimit të klasës punëtore, konkurrenca midis grupeve të mëdha të biznesit për aksionet/pjesë të tregut, gjuetia e fitimit maksimal, janë po këto që nxisin "paqen" dhe "luftën".
Si gjithmonë, ashtu dhe tani, lufta në Ukrainë ka përshpejtuar plane që ekzistonin edhe më parë. Dhe ata nuk janë të tjera veçse:
- Strategjia e tranzicionit të gjelbër, fillimisht në emër të mbrojtjes së mjedisit, tani në emër të shkëputjes nga gazi rus, që populli po e paguan dhe do të vazhdojë ta paguajë shtrenjtë.
- Planet alternative të furnizimit, si gazi natyror i lëngshëm dhe shumë i shtrenjtë amerikan LNG, ku pronarët grekë të anijeve do luajnë një rol kryesor në transportin e tij dhe përgatiten për punë të arta.
- Lufta monetare, me përpjekjet e Rusisë dhe Kinës për transaksione energjitike të bazuara në Juanin kinez dhe për krijimin e një sistemi të ri tregtar ndërbankar ndërkombëtar.
Të gjitha këto nuk janë vetëm rezultat i luftës, por përshpejtohen dhe forcohen përmes saj.
Por, të gjitha këto i përgjigjen edhe të ashtuquajturve pro-paqësoreve të orëve të fundit, të cilët e portretizojnë luftën si një absurditet të liderëve, si diçka jashtë funksionit kapitalist, vetëm e vetëm për të mbajtur të paprekur sistemin që ushqen luftërat. (…)
Klasa punëtore, populli, munden dhe duhet të vendosin linjën e tyre të pavarur, linjë autonome, larg nga të gjitha planet borgjeze dhe imperialiste, me qëllimet e veta, me plan të vet për të vënë në jetë më në fund vizionin e tyre për një jetë pa varfëri dhe luftëra. (…)
Pyetjes kryesore se çfarë duhet të bëjë populli ynë në luftë, përgjigjja është një: Të zërë vendin e tij në luftën kundër përfshirjes së çdo vendi.
Kjo zgjedhje e vendos atë në anën e duhur të historisë dhe jo zgjedhja për t'u regjistruar në anën e një kampi imperialist kundër një kampi tjetër imperialist.
Ana e duhur e historisë është lufta në çdo vend kundër luftës. Është dënimi i ndërhyrjes ushtarake të Rusisë, por edhe dënimi i SHBA-NATO-BE që ndezin luftën.
Është lufta për mbylljen tani të së gjitha baza të NATO-s dhe SHBA në vendin tonë.
Që të mos dërgohet asnjë ushtarak, oficer apo nënoficer, jashtë kufijve.
Forcat e Armatosura të vendit nuk kanë punë jashtë kufijve, detyra e tyre është të mbrojnë kufijtë, integritetin territorial të atdheut, të drejtat tona sovrane.
Ana e duhur e historisë është lufta që populli të mos paguaj për luftën! Nuk është borxhi i tij!
Është lufta për të mos lejuar tentativën për të vendosur heshtje varrezash që synon kapitali i madh, punëdhënësit, në kohën që na fusin në luftë!
Sepse, në të njëjtën kohë kapitali po “fërkon duart e tij”, sepse pret përfitime nga përfshirja, klasa punëtore dhe populli po humbet shumë. Si direkt ashtu dhe me metaforë!
Sa herë që na thoshin “le të shkojmë të gjithë së bashku”, klasa punëtore kapte dyshemenë që fitimet e kapitalit të kapnin tavanin. Të njëjtën gjë bëjnë edhe tani…
Por, tani është koha jonë!
Është koha për të mbrojtur jetën tonë, fëmijët tanë, nga varfëria më e madhe që sjell lufta dhe përfshirja, nga shtrenjtësia dhe varfërimi.
Tani është koha që nuk duhet të kalojë vullneti i kapitalit për të intensifikuar shfrytëzimin.
Tani është koha që të gjithë të zënë vendin e tyre pranë frontit të punëtorëve, siç thotë dhe kënga, që «populli të mos paguajë luftën»!
Tani është koha për organizimin e luftës për:
-Mbrojtjen e të ardhurave popullore,
-Kërkesa për masa kundër shtrenjtësisë,
-Për lehtësim të konsiderueshëm nga faturat e tepruara,
-Për heqjen e TVSH-së për mallrat e konsumit të gjer popullor,
-Për përjashtimin nga borxhet,
-Për rritjen e pagave dhe për Marrëveshje Kolektive të Punës.
Tani është koha për të forcuar organizimin, mobilizimin në sindikata, në shoqata, në forumet e tjera të lëvizjes popullore, në komitetet militante nëpër lagje, në komitetet e grevës në vendet e punës, për të forcuar zërin e punëtorëve.
Dhe ky zë duhet të dëgjohet më fort në Grevën e 6 Prillit, kudo në gjithë Greqinë!».



