Duke iu përgjigjur thirrjes së sindikatave klasore që bashkohen në linjat e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), organizatave të së vetëpunësuarve, grave dhe të rinjve, dhjetëra mijëra popull protestuan ditën e mërkurë 6/4/2022 në Athinë, Selanik, Patra dhe qytete të tjera të Greqisë.
Si në mitingun e grevës në Athinë, i cili "përmbyti" sheshin Sintagma jashtë parlamentit grek, ashtu dhe në protestat e tjera të grevës në pjesën tjetër të vendit, u ngritën kërkesa kundër shtrenjtësisë, për nënshkrim të marrëveshjeve kolektive të punës, për rritjen e pagave dhe kundër përfshirjes së Greqisë në luftën imperialiste. Vende të mëdha pune, industri të rëndësishme si transporti publik dhe transporti mallrave ndaluan punimet. Duke anuluar në praktikë ligjin-shëmtirë të kohëve të fundit të qeverisë së ND, i cili i vendos pengesa shtesë kundër të drejtës për grevë, duke pasuruar një ligj të ngjashëm të miratuar nga qeveria e mëparshme e SYRIZA-s.
Nga podiumi i mitingut të grevës në Athinë, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Ndërtuesve V. Sirigos, shprehu vullnetin për të vazhduar dhe përshkallëzuar luftën për një jetë dinjitoze, duke theksuar në fjalimin e tij: «Dita e 1 Majit që vjen është shumë e rëndësishme, sepse populli ynë provohet në mes të një lufte të re imperialiste dhe paguan shtrenjtë fitimet e grupeve të biznesit. Por ne nuk zgjedhim një bandë hajdutësh. Ne jemi me popujt, kundër varfërisë, luftës, emigrimit dhe shfrytëzimit».
Nga i njëjti podium, nënkryetari i Federatës së Shoqatave të Artizanatit të Atikës, Dh. Vitalis, ndër të tjera theksoi: «Ne jemi këtu bashkë me punonjësit për të mbrojtur të ardhurat e popullit. Ne pretendojmë të vetëkuptueshmen. Të mundemi të punojmë në dyqanet tona, për të jetuar familjet tona me dinjitet (...) Lufta që bëjmë nuk është vetëm lufta jonë, ne nuk luftojmë vetëm për veten tonë. Kërkesat tona kanë të bëjnë me të gjithë popullin».
Ndërkohë, Vasilis Papageorgiu, anëtar i kryesisë së Federatës së Punëtorëve në kompanitë e prodhimit të Qumështit - Pijeve - Ushqimit, shprehu kërkesën që të merren masa tani dhe menjëherë për të mbrojtur të ardhurat kundër shtrenjtësisë e cila shteron pagat që në dhjetëditëshin e parë të muajit.
|
Athens |
Athens |
|
Athens |
Athens |
|
Thessaloniki |
Thessaloniki |
|
Athens |
Thessaloniki |













