Në një operacion të ndyrë shpëlarjeje jo vetëm të qeverisë reaksionare të Ukrainës, por edhe të kriminelëve nazistë të batalionit Azov, përfundoi festa provokuese e keqpërgatitur nga qeveria e ND në të cilën morën pjesë partitë e tjera të krahut të NATO-s, SYRIZA KINAL/PASOK, dhe DiEM-25, për të pritur solemnisht në Parlamentin e Greqisë, përmes një telekonference, Presidentin e Ukrainës, V. Zelenski.
Kulmi i provokimit ishte se gjatë fjalimit të Zelenskit u shfaq një video me deklarata të "dy greko-ukrainasve nga qyteti Mariupolit" të cilët ai (Zelenski) i cilësoi si "luftëtarë heroikë", të cilët, siç e deklaruan qartë dhe vetë ata, marrin pjesë «në mbrojtjen e Ukrainës përmes batalionit Azov».
Ky zhvillim i jep të drejtë plotësisht Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), e cila që në momentin e parë e kishte bërë të qartë se prania e Zelenskit në Parlament nuk ka të bëjë aspak me shprehjen e solidaritetit me popullin e Ukrainës dhe kishte bërë të ditur se KKE nuk do të merrte pjesë në këtë telekonferencë. (http://inter.kke.gr/sq/articles/KKE-nuk-do-te-marre-pjese-ne-seancen-e-Kuvendit-ku-do-te-flase-Zelensky/)
08.04.2022
