Më 11 Prill 2022, , Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), Qemal Okujan zhvilloi një vizitë në Athinë. sh. Okujan pati takime dypalëshe me delegacion të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), të kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të KKE, sh. Dhimitri Kucubas.
Gjatë takimit u diskutua për situatën në të dy vendet, aktivitetet e dy partive në të dyja vendet, si dhe aktivitetet dhe iniciativat e tyre të përbashkëta.
Pas takimit, shokët Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe Qemal Okujan, Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Turqisë (TKP), bënë publik tekstin e mëposhtëm të deklaratës së tyre të Përbashkët:
«Partitë Komuniste të Greqisë dhe Turqisë, nën flamurin tonë të përbashkët, internacionalizmit proletar, miqësisë dhe solidaritetin të popujve tanë, i bëjmë thirrje klasës punëtore dhe shtresave të tjera popullore të intensifikojnë luftën e tyre kundër luftës imperialiste në Ukrainë që kryhet me ndërhyrjen e Rusisë kapitaliste, kundër NATO-s dhe në përgjithësi ndaj planeve të klasave borgjeze dhe aleancave imperialiste që i tërheqin popujt në thertoren e luftës me përfshirjen e vendeve tona.
Turqia dhe Greqia janë të përfshira në mënyrë aktive në planet e aleancës agresive imperialiste të NATO-s. Ato marrin pjesë aktive në stërvitjet ushtarake për të rrethuar Rusinë, bëhen bastione të NATO-s kundër popujve të tjerë dhe, nga ana tjetër, një objektiv hakmarrjeje të rivalëve të saj. Në kuadër të këtij rivaliteti ndër-imperialist, u shfaq edhe ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë, e cila sot rrezikon t'i vërë flakën gjithë rajonit.
Lufta bashkëkohore kundër NATO-s dhe çdo bashkimi imperialist, është një luftë për paqen, për miqësinë e popujve, kundër shfrytëzimit klasor dhe barbarizmit kapitalist.
Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Partia Komuniste e Turqisë (TKP) forcojnë më tej marrëdhëniet e tyre të ngrohta komuniste dhe përforcojnë përpjekjet për unitetin klasor të klasës punëtore, të Aleancës Sociale me shtresat popullore të shtypura nga monopolet me synim zhvillimin e luftës klasore, për pushtetin punëtorë, për socializmin, që në ditët tona është më i rëndësishëm dhe më i nevojshëm.»
11.4.2022
Dhimitri Kucubas Qemal Okujan
Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Sekretar i Përgjithshëm i KQ të
Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) Partisë Komuniste të Turqisë (TKP)
