Skip to content

KKE PËR TAKIM MICOTAKI-BIDEN:Populli do të paguaj për «momentin më të mirë në marrëdhëniet greko-amerikane» me përfshirje më të thellë në planet e luftës

Date:
maj 18, 2022
perissos_geniki_03

Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) lëshoi komentin e mëposhtëm për takimin Micotakis-Biden:

«Z. Micotakis” “reklamon” në SHBA rolin e shtetit grek si një “djalë i mirë” i NATO-s, por edhe si “ndërmjetës” për bizneset energjetike që promovohen – me rolin dominues të SHBA– në sfondi i luftës në Ukrainë.

Vetëm se nga ky “transaksion”, humbësi i madh do të jetë populli grek, i cili do të paguaj “momentin më të mirë në marrëdhëniet greko-amerikane” me përfshirje më të thellë në planet e luftës, me varfëri më të madhe energjetike, me një garë të re armatimesh të NATO-s dhe me rreziqe të reja e të mëdha për të drejtat sovrane të vendit. Fitues do të jenë të ashtuquajturit investitorë, pra grupet e biznesit nga të dyja palët të cilat do të përfitojnë nga planet e rrezikshme në dëm të popujve.

Sa i përket mbrojtjes së pretenduar nga provokimi turk, mjafton që dikush të shohë vetëm pazari që po bëhet aktualisht ndërmjet NATO-SHBA dhe Turqisë, me rastin e hyrjes së Suedisë dhe Finlandës në aleancën euroatlantike. Sigurimi i kohezionit të NATO-s, i cili përshkon marrëdhëniet greko-turke, është faktori që shtyn në minimin e sovraniteteve dhe jep zgjidhje për bashkëshfrytëzim».

 

18/5/2022