Në zgjedhjet studentore të mbajtura më 18/05/2022, shoqata studentore e mbështetur nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) me emrin «Panspudastiki K.S» e cila mban simbol Karafilin e Kuq pati rritje gjithëpërfshirëse të votave. Rezultatet e zgjedhjeve studentore në universitetet e Greqisë treguan se «Panspoudastiki K.S» ka mbledhur 16.684 vota ose 33.43%.
Duhet theksuar se zgjedhjet studentore u zhvilluan për herë të parë pas viteve të pandemisë ku institucionet universitare funksiononin me sistemin e arsimit në distancë nëpërmjet internetit. Kështu që 3 në 4 studentë votuan për herë të parë në zgjedhje studentore. Gjithashtu, pas vitit 2019 kanë filluar të funksionojnë shumë Departamente të reja, në kuadër të shkrirjeve të Institucioneve universitare dhe ndryshimit të hartës akademike. Prandaj nuk mund të bëhet asnjë krahasim i drejtpërdrejtë me rezultatet e përgjithshme mbarëkombëtare të zgjedhjeve të mëparshme studentore. Megjithatë, ajo që duket qartë është se fraksioni i mbështetur nga komunistët, nga forca e 2-të, që ishte në vitin 2019, doli këtë vit forca e parë në shoqatat studentore të Greqisë, diçka që nuk ka ndodhur në Greqi që nga viti 1986.
Njëkohësisht, shoqata e mbështetur nga partia e djathtë në pushtet e ND, me emrin DAP, e cila për shumë vite ishte forca e parë në shoqatat studentore, shënoi rënie të madhe. Këtë herë fuqia e saj u kufizua në 27.66% të votave.
Forcat e partisë socialdemokrate SYRIZA, me emrin BLOCO, edhe një herë ishin pothuajse inekzistente, duke mbledhur vetëm 2.54% të votave të studentëve.
Fraksioni studentor PASP, i partisë së vjetër socialdemokrate PASOK, mblodhi 10.13%, ndërsa 2 fraksione të tjera të forcave të ndryshme oportuniste grumbulluan përkatësisht 10% dhe 5.2%.
Ndërsa përqindjet e mbetura ndahen në kandidatë të pavarur.

