Mbledhja Mbarëkombëtare e Frontit Militant Mbar-punëtorë (PAME), e zhvilluar në datat 18-19 qershor në Athinë, ishte një nga proceset më kryesore kolektive, thelbësore dhe të gjalla të lëvizjes punëtore. Në total, morën pjesë më shumë se 2.000 sindikalistë, duke përfaqësuar 506 organizata sindikale dhe qindra mijëra punëtorë nga e gjithë Greqia.
Në takim morën fjalën më shumë se 100 sindikalistë, duke përcjellë përvojën e pasur nga aksioni për organizimi i luftës në vendin e punës, veçanërisht nga betejat e rëndësishme punëtore që shpërthyen vitet e fundit në vende e mëdha të punës dhe në degë të ndryshme.
E rëndësishme ishte edhe prania e 31 delegacioneve ndërkombëtare të sindikatave nga 19 shtete, ndërsa mori pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Sindikatave (WFTU), Pabi Kiricis.
Punimet përfunduan me miratimin e Sekretariatit të ri të Frontit Militant Mbarë-punëtor (PAME), i cili përbëhet nga kuadër sindikatash nga të gjithë sektorët, nga sektori privat dhe ai publik. Në atë marrin pjesë kryetarët dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të sindikatave, Qendrave Punëtore të qyteteve dhe Federatave që ishin protagonistë në të gjitha betejat e mëdha të viteve të fundit dhe janë bërë pikë referimi për të gjithë punëtorët dhe popullin. P.sh. nga Federata e Ndërtuesve, Federata e Mjekëve të Spitalit, LARCO, COSCO, «e-food» e shumë të tjera.
21.06.2022
