U kthye në Athinë nga Kuba Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) i përbërë nga Jorgo Marinos, anëtar i Byrosë Politike të KQ të KKE, Elisheo Vagenas, anëtar i KQ dhe Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE dhe Aris Evagelidhis, anëtar i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të KKE.
Delegacioni i KKE, i cili ndodhej në Havanë nga dita e Mërkurë 13/7 deri në mbrëmjen e ditës së Shtunë 16/7 pas ftesës së bërë nga Partia Komuniste e Kubës, pati një sërë takimesh me zyrtarë partiakë, shtetërorë, sindikalë dhe rinorë të Kubës.
Konkretisht, delegacioni i KKE u takua me Roberto Morales Ojeda, anëtar i Byrosë Politike të KQ të PK të Kubës, përgjegjës për çështjet organizative dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Gjithashtu, delegacioni u takua me Carlos Fernandez de Cosio, zëvendësministër i Jashtëm i Kubës.
Takime të shumta pati me përfaqësues të delegacion të Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të KQ të PK të Kubës të kryesuar nga Angel Arzuaga, koordinator i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të PK të Kubës dhe Juan Carlos Marzan, zëvendës koordinator i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Delegacioni i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) gjithashtu u takua edhe me një delegacion të Rinisë Komuniste të Kubës, me Konfederatën e Përgjithshme të Punëtorëve të Kubës, vizitoi qendrën kërkimore "Finley", ku u krijuan 2 nga 4 vaksinat kubane kundër koronavirusit (soberana2 dhe soberana plus ), ndërsa, pavarësisht orarin e dendur të takimeve delegacioni i KKE pati mundësinë të vizitonte bizneset dhe lagjet e kryeqytetit të Kubës, si dhe qendrën «Fidel Κastro».




