Përgjigje masive u dha kundër qeverisë dhe punëdhënësve nga punëtorët, të vetëpunësuarit, bujqit, gratë dhe të rinjtë në mitingun e organizuar në Selanik më datën 10 Shtator nga Fronti Militant Mbar-punëtor (PAME), nga sindikatat dhe organizatat masive, në kontekstin e Panairit Ndërkombëtare të Selanikut (TIF).
Demonstrata masive nxori në pah nevojën e përshkallëzimit të luftës së punëtorëve dhe shtresave të tjera popullore edhe me realizimin e grevave në periudhën e ardhshme, kundër sulmit të përshkallëzuar që bëhet ndaj të ardhurave dhe jetës së popullit. Për rritje pagash, për rrymë elektrike e karburant të lirë për popullin, për jetë dhe punë me të drejta, kundër masave antipunëtore, politikës që i dënon ata në varfëri, luftëra dhe kriza. Pati një reagim të fuqishëm popullor kundër deklaratave mashtruese të kryeministrit i cili foli nga hapi i panairit të TIF, me të cilat kryeministri i dha garanci të reja për prosperitet kapitalit, duke shpërndarë thërrime për popullin punonjës dhe rininë.


