Me një demonstratë masive dhe militante, e cila përfundoi para ambasadës së SHBA-ve, me parulla që i përcollën popullit thirrjen për të shkruar me betejat e tij faqet e ardhshme të Historisë, për të marrë stafetën e luftës për kërkesat aktuale dhe ato të paplotësuarat për «Bukë – Arsim – Liri», Partia Komuniste e Greqisë (KKE) dhe Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) nderuan 49-vjetorin e kryengritjes së studentëve të Politeknikut dhe të punëtorëve të Athinës kundër juntës fashiste, e cila kishte mbështetjen e SHBA-ve dhe të NATO-s.
Njerëz nga të gjitha moshat, mijëra punëtorë e të rinj, prindër me fëmijët e tyre të vegjël, punëtorë nga vendet e punës ku kryhen beteja të mëdha dhe po përgatiten për betejat e radhës, ngritën në pasditen e djeshme (17/11) blloqet e organizatave sektoriale dhe territoriale të Partisë dhe të Rinis Komuniste të Greqisë (KNE). Ata formuan një demonstratë të madhe e të kuqe që dërgoi një mesazh të fortë dhe të qartë: Që Kryengritja e Politeknikut «rron» 49 vjet më vonë, në luftën e popullit për të drejtat e tyre, në luftën kundër planeve dhe luftërave imperialiste, në betejat për përmbysjen e sistemit të varfërisë dhe shfrytëzimit.
«Në rrugën e luftës së pandërprerë me popullin protagonist. Kështu fitohet drejtësia! Kështu shkruhet Historia!». Pankarta e Organizatës së Partisë në Atikë që ishte në krye të marshimit, kurorëzonte demonstratën. «Populli nuk harron, ai betejat i nderon», parulla e brohoritur nga anëtarët e KKE dhe të KNE, duke nderuar luftëtarët e Politeknikut dhe të luftës anti-diktatoriale, duke mbajtur të hapur «frontin» ideologjiko-politik kundër diktaturës së kapitalit, kundër sistemit që sjell popullin përballë varfërisë energjetike, realitetit të egër të kushteve të përkeqësuara të jetesës, fytyrës çnjerëzore të luftës imperialiste.
«Fitimet e pakicës, varfëria e shumicës, ky është pushteti i kapitalistëve», denoncuan protestuesit. Përballë brutalitetit të sotëm, ata dërguan mesazhin e optimizmit militant: «E ardhmja jonë nuk është kapitalizmi, është bota e re, socializmi».
Në një periudhë ku lufta vazhdon të bëhet në territorin e Ukrainës dhe antagonizmat e imperialistëve kërcënojnë të çojnë në një përshkallëzim dhe përgjithësim të konfliktit të luftës, në qendër të demonstratës u gjend kërkesa për shkëputjen e Greqisë nga planet imperialiste. «Jashtë NATO dhe SHBA dhe bazat e tyre ushtarake», «As tokë, as ujë për vrasësit e popujve», «NATO dhe Rusia Botën po rishpërndajnë, me gjakun e popujve kufijtë po shënojnë», «Jashtë NATO, të ikin bazat, asnjë pjesëmarrje në ndërhyrje», «Në Greqi dhe në Turqi armiku është i njëjti, NATO, qeveritë dhe kapitalizmi», ishin disa nga parullat në pankartat dhe blloqet e Organizatave të KKE dhe KNE.
«Ushtarët janë fëmijët e popullit, jashtë kufijve nuk kanë punë»: ishte parulla që bashkoi mijëra zëra e cila u pasqyrua në banderolën me të cilën demonstruan ushtarët e rinj, pavarësisht ndalimit relativ që u është imponuar, duke marrë duartrokitje të zjarrta për këtë qëndrim të tyre.
«Nëntorin e nderojmë në rrugën e luftës për studime dhe jetë me të drejta moderne». Ky slogan, në banderolë me firmën e Shoqatave Studentore të Athinës, pasqyronte se mesazhet e gjalla të kryengritjes gjejnë shprehje në pretendimet e tyre, se betejat e së djeshmes dhe mësimet e asaj lufte ndriçojnë dhe betejat e sotme.
Në demonstratë morën pjesë dhe sindikata, Komiteti Grek për Recesionin dhe Paqen Ndërkombëtar (EEDYE). Dhjetëra ishin edhe demonstratat antiimperialiste që u zhvilluan në gjithë Greqinë, ndërsa në qytetin e Selanikut demonstrata kaloi jashtë konsullatës amerikane.
