Skip to content

Partia Komuniste e Greqisë (KKE):Tubimi militant në qytetin e Pireut kundër pranisë së aeroplanmbajtëses amerikane

Date:
shk 6, 2023
sygk-peiraia-21

Një mesazh kumbues kundër pranisë së aeroplanmbajtëses amerikane «George W. Bush» në portin e qytetit të Pireut dhe pjesëmarrjes së Greqisë në planet e rrezikshme imperialiste, dërgoi protesta masive dhe dinamike e organizuar nga Komiteti Sektorial i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Pirea, në mëngjesin e së shtunës, 4/2/2023.

Protestuesit thërrisnin «as tokë, as ujë për vrasësit e popujve», duke bërë të qartë se nuk do të pranojnë shndërrimin e atdheut në një bazë të gjerë NATO-Amerikane, pjesëmarrjen në gjakderdhjen e popujve të tjerë, por as shndërrimi e atdheut në shënjestër të qendrave të tjera imperialiste.

Fjalimi kryesor në këtë protestë u mbajt nga Nikos Abatielos, anëtar i KQ të KKE, Sekretar i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) dhe kandidat për deputet në zonën A’ zgjedhore të qytetit të Pireut, i cili, ndër të tjera, theksoi në fjalimin e tij: «Partia Komuniste e Greqisë (KKE) është për popullin mburoja e tij për të sotmen dhe shpresa e tij për të nesërmen! Pikërisht, sepse nxjerr në pah nevojën që lufta për paqen të lidhet me luftën për shkëputje nga NATO dhe BE, që lufta kundër luftës së padrejtë imperialiste të gjejë rrugëdalje në luftën e drejtë popullore e cila do t'i japë fund shkaqeve që e lindin atë. Për të hapur rrugën shpresëdhënëse që populli të ketë në duart e tij çelësat e pushtetit dhe të ekonomisë në vendin tonë, në shtetet e tjera fqinje, në Europë dhe në botë».

 

 

 

06.02.2023

sygk-peiraia-06
sygk-peiraia-25