Skip to content

Një vit nga lufta imperialiste në Ukrainë::Gjak e lot për popujt, fitime për kapitalin!

KKE fuqishëm në betejën kundër luftës imperialiste
Date:
shk 24, 2023
sillalitirio-kke-56

Dymbëdhjetë ditë përpara se V. Putin të shpallte “Operacionin special ushtarak”, siç e cilësoi ai pushtimin ushtarak rus në territoret e Ukrainës, ne komentuam në gazetën «Rizospastis» deklaratat e kuadrit amerikan Kurt Volker i cili mbështete se «është e mundur që Rusia të marrë një të tretën e Ukrainës», duke pasur parasysh se «Ukraina mund të humbasë të gjithë mundësinë në Detin Azov dhe të krijohet një korridor tokësor që do të bashkojë Federatën Ruse me Krimenë».

Në atë periudhë, ndër të tjera vumë në dukje edhe sa vijon: «Ne nuk e dimë nëse me deklaratat e mësipërme kuadri amerikan tregoi se cilat do të jenë kufijtë e rinj të Ukrainës, apo nëse ky është një propozim kompromisi i SHBA-ve drejtuar Rusisë në lidhje me shpërbërjen e Ukrainës dhe e panjohur me çfarë shkëmbimesh, apo ishte thjesht një ushtrim presioni mbi udhëheqjen aktuale të Ukrainës, por, megjithatë, ajo që dimë është se në përgjithësi kufijtë nuk ndryshojnë në mënyra të pa-gjakshme»(1).

Sot, një vit pas fillimit të konfliktit, i cili po masakron popullin e Ukrainës dhe Rusisë, ne kemi disa dhjetëra mijëra (ose sipas disa vlerësimeve të tjera, qindra mijëra) të vdekur e të sakatuar, si dhe shkatërrimin total të dhjetëra qyteteve e fshatrave. Kufijtë ruso-ukrainas janë zhvendosur me të vërtetë në fushën e betejës, pasi Rusia arriti të kontrollojë, përveç pjesës më të madhe të rajonit të Donbas-it (60% e Doneck-ut dhe 95% e Lugansk-ut), Kherson-ën (75%) dhe Zaporizia-s (80%), ku të gjitha janë inkorporuar në territorin rus, bazuar në dekretet presidenciale të Putin-it dhe pavarësisht deklaratave të tij të para se qëllimi i "operacionit special ushtarak" nuk është pushtimi i territoreve të Ukrainës. Në total, territoret ukrainase që Rusia kontrollon sot ushtarakisht arrijnë në 18% (në muajin mars ishin 27%) të Ukrainës.

Me të vërtetë, siç ishte dhe "profecia" e kuadrit të mësipërm amerikan, Rusia e ka zhdukur plotësisht Ukrainën nga rajoni i Azovit, ka krijuar një korridor komunikimi tokësor midis territoreve të saj dhe Krimesë, të cilën e kishte përfshirë në territorin e saj që nga viti 2014.

Siç shkruante me gëzim nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë dhe ish-presidenti i vendit, Dmitri Medvedev më 03.02.2023, «ekonomia ukrainase po kthehet shpejt në një grumbull druri të kalbur» dhe kjo sepse, siç shkruan ai, Ukraina ka humbur tashmë më shumë se 40% të potencialit të saj kombëtar industrial dhe rreth 15% të PBB-së së saj të paraluftës, dhe tani i mungon aksesi në më shumë se 12 trilion dollarë lëndë të parë, duke përfshirë 63% të depozitave të saj të qymyrit dhe 42% të mineraleve të saj. (2)

 

Kush fitoi dhe kush humbi?

Përfaqësuesi i mësipërm i kapitalit rus "fërkon duart" sepse Rusia kapitaliste, me "maskën" e antifashizmit dhe "kopaçen" kundër çdo zëri opozitar në vend, pushtoi dhe kontrollon plotësisht Detin Azov, si dhe mijëra kilometra katrorë toke pjellore, pasuri minerale dhe infrastrukturë industriale, që i përkisnin Ukrainës, si dhe disa miliona krah punëtorësh, të cilët kalojnë në dispozicion të monopoleve ruse.

 

"Duart e tyre fërkojnë" gjithashtu dhe:

• SHBA-të, pasi monopolet amerikane të energjisë do të furnizojnë tani e tutje Europën me gazin e tyre natyror të lëngshëm e më të shtrenjtë, ndërsa SHBA-ve iu dha dhe mundësia për një “rigrupimi” relativ dhe forcimi të mëtejshëm të “folesë së grerëzave” të NATO-s, e cila në periudhën e kaluar nuk kishte dhe kaq konsensus.

• BE-ja, e cila gjeti një alibi tjetër për të promovuar "strategjinë e zhvillimit të gjelbër", nga i cili përfitojnë monopolet europiane të energjisë, si ato që merren me "burimet alternative" (panele diellore, turbinat me erë etj.), ashtu edhe ato klasike, e pjesë të tjera kapitalit, si p.sh. pronarët e anijeve greke, që mbushën thesaret në një vit lufte.

• Kapitalistët e Kinës, Indisë, Brazilit dhe shteteve të tjera, të cilët gjetën mënyrën për të importuar lëndë të parë ruse me gjysmë çmimi, kryesisht naftë, duke përfituar nga diferenca në tregun ndërkombëtar.

• Monarkitë e Gjirit Persik, që rritën “klientelën” e tyre dhe klasa borgjeze e Turqisë, e cila luan rolin e “ndërmjetësit” dhe “qendrës” si të interesave ashtu edhe të mallrave.

• Të gjitha bashkë ato shtete kapitaliste, që kanë një industri të zhvilluar lufte (SHBA, Rusia, Kina, Franca, Gjermania, Turqia, Irani etj.), të cilat prodhojnë dhe testojnë në fushëbetejë makineritë e reja vrasëse, duke përfituar nga tregtia e vdekjes.

•Klasa Borgjeze e Ukrainës, e cila e “blindoi” më tej pushtetin e saj, sepse nga njëra anë lidhi më ngushtë interesat e veta me ato të shteteve të tjera të fuqishme kapitaliste të bllokut euroatlantik dhe, nga ana tjetër në shtetin e vet kaloi në emër të “patriotizmit”, të mbrojtjes së integritetit territorial të vendit, rimarrjes së territoreve, një klime “unanimiteti” të shartuar me goxha antikomunizëm, shovinizëm, dhe të shpërlajë historikisht bashkëpunëtorët e nazistëve...

 

Cilët kanë humbur deri tani?

Ka edhe pjesë të kapitalit që kanë humbur gjatë kësaj periudhe. Por kjo është një zhvillim i vazhdueshëm në kapitalizëm, ku ka konkurrencë brenda degëve të industrisë dhe ndërindustriale, në një zhvillim të pa-barabartë ku nuk është e mundur të fitojnë të gjitha pjesët e kapitalit në të njëjtën kohë, në kushtet e anarkisë dhe konkurrencës së ashpër, një tipar klasik ky i ekonomisë kapitaliste edhe në kohën e paqes.

Por, humbësit e mëdhenj në një vit të luftës imperialiste janë popujt, të cilët ose e paguan me gjakun e fëmijëve të tyre fitimet e lartpërmendura të kapitalit, ose nga xhepi i tyre, pasi lufta fuqizoi shtrenjtësinë dhe inflacionin, avullimin e të ardhurave të popullore.

 

"Qeth i artë" modern

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që në momentin e parë dhe pa u lëkundur i vuri në pah popullit grek shkaqet e vërteta të luftës. Siç theksohet në Vendimin e Komitetit Qendror të KKE për luftën imperialiste në Ukrainë: «Populli i Ukrainës ka paguar për të paktën një dekadë rivalitetet dhe ndërhyrjet për ndarjen e tregjeve dhe sferave të ndikimit midis SHBA-ve, NATO-s dhe BE-së dhe strategjinë e "zgjerimit euroatlantik" nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, strategjinë e Federatës kapitaliste Ruse për planet e veta shfrytëzuese në kurriz të popujve, për të forcuar koalicionin e saj imperialist. (Bashkimin Ekonomik Euro-aziatik, Organizmit të Traktatit të Sigurisë Kolektive) në zonën e ish-BRSS-së» (3)

KKE vuri në dukje se «ndërhyrja ushtarake e Rusisë, në thelb, shënon fillimin zyrtar të një lufte që u përgatit nga materiali i djegshëm që ishte grumbulluar me kalimin e kohës. Në qendër gjendet ndarja e pasurisë minerale, e Energjisë, e tokës dhe e krahut punëtor, e tubacioneve dhe rrjeteve të mallrave, bazave gjeopolitike, pjesëve të tregut.»

Partia jonë hodhi poshtë pretekstet e përdorura nga SHBA, NATO, BE, mes tyre edhe të qeverisë greke, për "rishikime", për "demokraci" e për "liri në zgjedhjen e aleatëve" etj., për të mbështetur qeverinë reaksionare të Zelenski-t. Vurëm në dukje se "mësuesit e parë", të cilët kanë hedhur në kosh të plehrave edhe disa dispozita standarde të së drejtës ndërkombëtare, janë vetë imperialistët euro-NATO-ikë.

KKE hodhi poshtë edhe pretekstet e palës Ruse, si p.sh. alibinë e antifashizmit, për të promovuar planet e monopoleve të veta në rajon, duke shfrytëzuar ndjenjat e forta antifashiste të Rusëve dhe të gjithë popujve, që paguan me miliona të vrarë në luftën kundër nazi-fashistëve dhe mizoritë e pushtimit gjerman. «Nuk harrojmë se vetë Rusia kapitaliste, e cila sot udhëheq rrugën në antikomunizëm, mban marrëdhënie miqësore me formacione të ekstremit të djathtë në shumë shtete, se udhëheqja e Rusisë lavdëron publikisht ideologët e fashizmit rus», thuhet në Vendimi i KQ të KKE.

 

Internacionalizmi proletar kundër thertores imperialiste

Partia Komuniste e Greqisë (KKE), së bashku me PK të Punëtorëve të Spanjës, PK të Meksikës, PK të Turqisë përgatitën një komunikatë të përbashkët të Partive Komuniste dhe Punëtore, e cila u bë publike menjëherë (më 26/2/2022) dhe deri më tani është mbështetur nga 44 Parti Komuniste dhe 30 Rini Komuniste nga e gjithë bota.

Në këtë komunikatë të përbashkët shumë të rëndësishme theksohet se:

• Shpërbërja e BRSS-së dhe rivendosja e kapitalizmit nisi shpërbërjen e arritjeve historike punëtore dhe popullore dhe i ktheu popujt e BRSS-së në epokën e shfrytëzimit të klasave dhe luftërave imperialiste.

• Ngjarjet në Ukrainë po zhvillohen në territorin e kapitalizmit monopol, lidhen me planet e SHBA-ve, NATO-s, BE-së, ndërhyrjen e tyre në rajon, në kuadrin e antagonizmit të ashpër të këtyre forcave me Rusinë kapitaliste, për kontrollin e tregjeve, të lëndëve të para dhe të rrjeteve të transportit të vendit.

• Dënohen aktiviteti i forcave fashiste, nacionaliste në Ukrainë, antikomunizmi, si dhe retorika kundër Leninit, bolshevikëve dhe Bashkimit Sovjetik, të cilës i drejtohet udhëheqja ruse.

• Shënohet se popujt e dy vendeve (Rusisë dhe Ukrainës), të cilët jetuan paqësisht dhe punuan së bashku në kuadrin e BRSS-së, ashtu dhe të gjithë popujt, nuk kanë asnjë interes të qëndrojnë në anën e njërit apo tjetrit imperialist, të njërës aleancë apo tjetrës që u shërben interesave të monopoleve.

• Hidhen poshtë Iluzionet e përhapura nga forcat borgjeze, se mund të ketë një tjetër "arkitekturë më të mirë sigurie" në Europë, me ndërhyrjen e BE-së, ose një NATO "pa planifikim lufte dhe sisteme të armëve sulmuese në territoret e saj", ose një "BE paqësore", apo një “botë paqësore multipolare” dhe nënvizohet se kapitalizmi është “mish e thua” me luftërat imperialiste.

• U drejton thirrje popujve të vendeve, që qeveritë e të cilëve, veçanërisht përmes NATO-s dhe BE-së, si edhe të Rusisë, janë të përfshira në këto ngjarje, të luftojnë kundër propagandës së forcave borgjeze të cilat i shtyjnë popujt në kasaphanë e luftës imperialiste me pretekste të ndryshme të rreme. Të këmbëngulin për mbylljen e bazave të huaja ushtarake, për kthimin në atdhe të forcave ushtarake që ndodhen jashtë kufijve, të forcohet lufta për shkëputjen/ç angazhimin e shteteve nga planet dhe aleancat imperialiste, siç janë NATO dhe BE. 

  • Së fundi, nënvizohet se interesi i klasës punëtore dhe i shtresave popullore kërkon që të forcohet kriteri klasor në analizën e zhvillimeve, të hartojmë rrugën tonë të pavarur kundër monopoleve, klasave borgjeze, për përmbysjen e kapitalizmit, forcimin e luftës klasore kundër luftës imperialiste, për socializmin.

 

Aktiviteti i larmishëm i KKE kundër luftës imperialiste

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) që në momentin e parë, e bëri të qartë qëndrimin e saj për popullin grek.

Më 25 Shkurt u zhvillua në Athinë një protestë dhe marshim i madh nga Ambasada Ruse në Ambasadën Amerikane kundër luftës imperialiste dhe pjesëmarrjes së Greqisë në të, në krahun e SHBA-NATO-BE.

Nga foltorja e Parlamentit të Greqisë më 1 Mars, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë, Dh. Kucubas, analizoi qëndrimet e partisë, kritikoi ashpër qeverinë dhe partitë e tjera të "harkut të NATO-s" për përfshirjen më të thellë të Greqisë në luftë, iu përgjigj shtrembërimeve antikomuniste të Historisë dhe bëri thirrje për një luftë për mbylljen e bazave ushtarake të SHBA-NATO në Greqi, për të mos dërguar në këtë konflikt sisteme armatimi dhe trupa ushtarake greke, për të forcuar luftën për shkëputje/ ç angazhimin nga bashkësitë e ndryshme imperialiste, me popullin realisht në timon të pushtetit.

 

KKE, me vepra dhe jo vetëm me fjalë, e bëri të qartë qëndrimin e saj në popull:

Ajo organizoi një fushatë të madhe për të informuar popullin në mbarë vendin për zhvillimet e rrezikshme. Demonstrata e KKE kundër luftës më 1 Prill jashtë Parlamentit të Greqisë ishte madhështore.

Partia jonë organizoi mobilizime të rëndësishme kundër luftës, jashtë bazave ushtarake amerikane në Aleksandropolis, në Sudha të Kretës, Larisa, Stefanovikio etj. Mbështeti aktivitetet e ngjashme të sindikatave dhe organizatave masive të Greqisë. Bllokoi rrugët dhe hekurudhat, portet e përdorura nga forcat e NATO-s. Komunistët ishin pionierë në luftën antiimperialiste dhe për këtë arsye ata u sulmuan nga mekanizmat represive të shtetit borgjez, siç ndodhi në portin e Selanikut më 6 Prill, ku forcat speciale M.A.T goditën protestën e grevës, duke arrestuar dhe tërhequr zvarrë në gjykatë anëtarë të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), të Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), gazetar të gazetës "Rizospastis" dhe sindikalistë.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) arriti të shkëlqejë me mungesën e saj, ku më 7 Prill, në prani të së gjitha partive të tjera në Parlamentin grek u organizua fjalimi i Zelenski-t dhe i neonazistit të batalionit Azov. Karriget e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) në Parlamentin e Greqisë mbetën bosh, kur të gjitha partitë e “harkut” të NATO-s kishin zënë vend.

Në Parlamentin Europian, kur ND, SYRIZA, PASOK mbështetën së bashku dëlirin e luftës së imperialistëve europian, ku kërkohej një rritje masive e mbështetjes së luftës pro qeverisë reaksionare të Zelenski-t, KKE votoi kundër dhe e denoncoi këtë ngjarje para popullit.

Në të njëjtën kohë, Partia, ngriti një peshë të konsiderueshme të luftës ideologjiko-politike në lëvizjen komuniste ndërkombëtare, ku konfuzionet në parti të ndryshme janë të forta. Siç theksoi J. Marinos, anëtar i BP të KQ të KKE, nga foltorja e Mbledhjes së 22-të Ndërkombëtare të Partisë Komuniste në Havanë të Kubës (më 28 me 30 Tetor): «Qëndrimi i komunistëve ndaj luftës imperialiste është një çështje kritike. Përcaktohet nga fakti se në epokën e imperializmit, të kapitalizmit monopol, luftërat e bëra nga klasat borgjeze janë luftëra të padrejta, imperialiste. Popujt janë të thirrur që t'i dënojë, të forcohet lufta e pavarur ideologjike, politike dhe masive për përmbysjen e pushtetit të kapitalit, eliminimin e shfrytëzimit kapitalist, ndërtimin e socializmit-komunizmit. Çdo devijim nga ky parim çon objektivisht në një rresht me interesat e klasave borgjeze, të njërit apo tjetrit kamp të “grabitësve”, me pasoja të dhimbshme».

KKE nxori në pah në linjat e lëvizjes komuniste ndërkombëtare konceptin leninist të imperializmit, i cili nuk identifikohet thjesht me politikën e jashtme agresive, por është kapitalizmi monopolist dhe përshkroi tiparet themelor modern të tij. Në të njëjtën kohë, vuri në dukje mësimet historike të Partisë sonë për luftën kundër fashizmit, i cili është pjellë e kapitalizmit dhe, siç theksonte Brecht, “fashizmi mund të luftohet vetëm si kapitalizëm në formën e tij më të vrazhdë dhe shtypës, si kapitalizmi më i pacipë dhe më tinëzar”. Vuri në dukje se lufta kundër fashizmit nuk duhet të bazohet në forcat borgjeze apo aleancat me ta dhe as të ndahet nga lufta kundër “mitrës” që e lind.

Partia jonë, në koordinim me disa parti të tjera, luftoi kundër qëndrimit të mbështetjes së klasave borgjeze dhe bashkësive imperialiste, kundër atyre që shtrembërojnë dhe rishikojnë qëndrimet marksiste-leniniste për luftën dhe imperializmin, vuri në pah aktualitetin dhe domosdoshmërinë e socializmit.

 

Përforcimi elektorale e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) – Votë kundër masakrës që e miratojnë të gjitha partitë e tjera

Para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, punëtorët duhet të mendojnë se çfarë mesazhi do të dërgojnë me votën e tyre.

Do të forcojnë ato forca (ND, SYRIZA, PASOK) që e kanë kthyer Greqinë në një vatër nga ku nisen sulmet për luftërat imperialiste, ata që nuk kanë bërë asnjë lëvizje kundër luftës në periudhën e mëparshme (p.sh. MERA-25), apo Partinë Komuniste të Greqisë (KKE) e cila me konsistencën e fjalëve dhe veprave luftoi kundër saj, kundër shënjestrimit të popullit dhe përfshirjes së vendit në luftë?

Le të mendojnë: Menjëherë pas luftës, një vit më parë Gjermania i dërgoi Ukrainës helmeta ushtarake, sot ajo po dërgon tanke luftarake «Leopard». Një vit më parë SHBA-të po “shtynin” në Ukrainë pajisje të vjetra, më pas dhanë dhe raketat e tyre të sofistikuara HIMARS dhe tani po përgatitet të japin armët më moderne “Abrams”. Të gjithë ata (SHBA, NATO, BE) po flasin tani edhe për të ndihmuar Ukrainën edhe me forca ushtarake ajrore.Të dyja palët e luftës (NATO-Rusi) po përdorin edhe kërcënime për të përdorur armë bërthamore.

Këto zhvillime nuk mund të mos bëhen kritere për votë.

Punëtorët dhe të rinjtë e ndërgjegjshëm me votën e tyre nuk do të hedhin “benzinë” në “zjarrin” e kasaphanës imperialiste, e cila kërcënon të “gëlltisë” edhe shtete të tjera, por do të forcojë Partinë Komuniste të Greqisë (KKE), që po lufton kundër luftërave imperialiste dhe që tregon rrugën për popullit grek dhe popujt e tjerë! Rrugën e paqes dhe socializmit!

 

Nga Elisheos VAGENAS

Anëtar i KQ të KKE,

  Përgjegjës i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare

 

Referencat:

1) Për mprehjen midis fuqive të Europës dhe Rusisë, gazeta "Rizospastis", 12/02/2022

2) Gazeta ruse «Kommersant», 3/2/2023

3) Vendimi i KQ të KKE për luftën imperialiste në Ukrainë, 12/03/2022.

 

 

Artikulli është botuar në gazetën "Rizospastis" Organ i KQ të KKE më dt.18-19.02.2023