Përgjegjësia penale e qeverisë së ND, e SYRIZA-s dhe partive të tjera borgjeze për përfshirjen e rrezikshme të vendit tonë në konflikt, përbën kriter qëndrimi dhe votimi para zgjedhjeve:
• Në portin e Aleksandrupolit, shkarkohen anije me materiale luftarake dhe prej andej i çojnë në frontin e luftës.
• Nga kampet ushtarake të vendit tonë po hiqen pajisje ushtarake dhe po dërgohen në Ukrainë, si tanke të tipit BMP1, ndërkohë që tani po diskutohet për dërgimin e raketave të tipit S-300, madje edhe tanke të tipit “Leopard”.
• Infrastruktura ushtarake amerikane po zgjerohet dhe forcohet në Sudha të Kretës, në Thesali, në Andravidhë etj.
Të gjitha sa më sipër janë rezultat i marrëveshjes strategjike midis Greqisë dhe SHBA-ve, që filloi nga qeveria e SYRIZA-s e cila e quajti “Trumpin shejtan të mirë” dhe po përshkallëzohen me qeverinë e ND-së.
• Së bashku ND - SYRIZA - PASOK votuan PRO delirit të luftës të Parlamentit Europian, i cili angazhohet për rritjen e ndihmës masive ushtarake për Ukrainën, për dërgimin e sistemeve moderne të armatimeve, për ofrimin e trajnimit ushtarak për Ukrainasit.
• Së bashku ata mbështesin sanksionet e të gjitha llojeve, të cilat populli i paguan me sakrifica, me shtimin e varfërisë energjetike, me çmime të larta të ushqimeve bazë, me produkte që kalben nëpër depo pas korrjes sy tyre nga fushat.
• Së bashku ND, SYRIZA dhe PASOK mirëpritën dhe duartrokitën në Parlamentin e Greqisë, Zelenski-n dhe shoqëruesit e tij fashist, kriminelët e «Βatalionit Azov». Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ishte partia e vetme e cila shpëtoi nderin e popullit duke mos marrë pjesë në këtë shfajësim të nazistëve dhe qeverisë reaksionare të Kievit.
Përralla se përfshirja e thellë e vendit tonë në luftë është “garanci sigurie dhe stabiliteti”, se gjoja i vënka “frenë” abuzimeve të klasës borgjeze turke, ka kapitulluar. NATO dhe BE-ja po e shtynë provokimin Turk që kjo e fundit të qëndrojë në kampin e NATO-s për të mbështetur planet e tyre. Shkëmbimi është pazari i rrezikshëm në Detin Egje dhe Mesdheun Lindor, duke vënë në pikëpyetje kufijtë dhe të drejtat sovrane.