Zyra e Shtypit e KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), me njoftim të saj për 9-Majin, thekson ndër të tjera:
«Lufta e Dytë Botërore, ashtu si Lufta ajo e Parë Botërore, erdhën si rezultat i antagonizmave imperialiste për ri-shpërndarjen e tregjeve, territoreve dhe sferave të ndikimit si dhe të acarimit të tyre në kushtet e krizës ekonomike kapitaliste [...]
Boshti fashist u kundërshtua që në fillim, dhe më në fund e mposht përfundimisht nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), nga lëvizjet e rezistencës nëpër botë, në të cilat protagoniste ishin Partitë Komuniste përkatëse të shteteve të pushtuara, komunistët dhe luftëtarët e tjerë radikalë[...] Mbi 20 milionë të rënë në BRSS, shumë prej tyre anëtarë të Partisë Komuniste (bolshevikët) dhe krahut të saj rinor, Komsomol-it.[...]
Në Greqi, EAM, ELAS, EPON, organizata të tjera të EAM-it me mbështetjen dhe udhëheqjen e Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) shpëtuan popullin nga uria, kryen beteja heroike, çliruan zona të mëdha të Greqisë, ku nën mbrojtjen e ELAS-it, u krijuan institucione shtetërore të lindura nga populli, administrata vendore, arsimi dhe drejtësia [...]
Lufta ishte e drejtë vetëm nga ana e BRSS që mbronte pushtetin socialist dhe nga ana e lëvizjeve të rezistencës që luftonin nazi-fashizmin në shtetet e tyre. Por, ishte e padrejtë si nga ana e Boshtit fashist, ashtu edhe nga ana e aleatëve anglo-amerikanë [...]
9-Maji tregon fuqinë që kanë popujt të udhëhequr nga komunistët dhe komunistet, për të triumfuar mbi çdo koalicion imperialist dhe ndaj shfrytëzuesve klasor vendas, për t'i hapur rrugën socializmit - komunizmit.»


