Mijëra fermerë nga e gjithë Greqia, të cilët prej një muaji gjenden në rrugë duke protestuar, në postblloqe që janë ngritur prej tyre në mbi 50 pika të akseve rrugore kombëtare, marshuan drejt Athinës me dhjetëra autobusë dhe traktorë dhe zhvilluan një protestë të madhe në pasditen e 20 shkurtit, jashtë parlamentit të Greqisë.
Fermerët e varfër që luftojnë u mirëpritën në kryeqytetin e Greqisë nga sindikatat punëtore, shoqatat e studentëve, shoqatat e të vetëpunësuarve të kryeqytetit, nga Federatën e Grave të Greqisë (OGE) dhe organizata të tjera masive.
Duke folur në tubim, në emër të sindikatave të Atikës që kontribuuan në përgatitjen e këtij mobilizimi, Janis Tasiulas, Presidenti i Federatës së Ndërtuesve, theksoi: «Ne jemi në krahun tuaj. Punëtori në krah të fermerit, fermeri në krah të punëtorit, sepse kemi interesa të përbashkëta. Sepse jemi ne ata që po paguajmë pasojat e politikës antipunëtore, anti-bujqësore të PPB-së* (*Politikës së Përbashkët Bujqësore) dhe të BE-së. Sepse para nesh kemi të njëjtat probleme për t'u përballur të cilat lindin dhe rëndohen nga të njëjtat shkaqe. Për ne dhe nevojat tona paska kufizime buxhetore. Për interesat e pakicës dhe interesat e të mëdhenjve ekziston liria për të shkelur jetën tonë për përfitimet e tyre».
Me këtë tubim, fermerët nxorën në pah kërkesat e tyre bazë, si:
Ulje të kostos së prodhimit, të mos zbatohet PPB-ja e re dhe të bëhet negocime të reja për të, për të zëvendësuar të ardhurat e humbura nga katastrofat në masën 100% të dëmit aktual, për të marrë masa për të ndaluar "greqizimin" e produkteve bimore, shtazore dhe prodhimeve të bletarisë, çmime të garantuara inferiore të shitjes së produkteve bujqësore, të cilat të mbulojnë kostot e prodhimit. Punime infrastrukturore për mbrojtjen kundër përmbytjeve të vendit.






