Një nga grevat më të mëdha të viteve të fundit u zhvillua ditën e mërkurë, 28 shkurt në Greqi. Kërkesat e punëtorëve dhe të popullit kundër shtrenjtësisë, për rritje pagash, nënshkrim të kontratave kolektive, për Shëndetësi dhe Arsim publik dhe falas, u bashkuan me kërkesën e gjithë Greqisë që krimi në Tempi, që solli vdekjen e 57 personave ekzaktësisht një vit më parë, të mos harrohet dhe të jepen të gjitha përgjegjësitë penale dhe politike përgjegjësve të krimit.
Në tubimin e madh të grevës në Athinë, dhjetëra mijëra njerëz marshuan në mënyrë të organizuar pas pankartave të sindikatave punëtore, të shoqatave të profesionistëve të vetëpunësuar, shoqatave studentore, shoqatave të grave dhe organizatave të tjera masive, drejt Parlamentit dhe më pas drejt selisë së Kompanisë së trenave «Hellenic Train». Po kështu, masive ishin edhe tubimet e grevës në dhjetëra qytete të tjera të Greqisë.





