Skip to content

Konferenca mbarëkombëtarë e P.A.ME:Fitimet e tyre kundër jetëve tona

Date:
nën 11, 2024
panelladikh-syskepsi-pame-37

Në fundjavën e datave 9-10 nëntor u realizua në Athinë Konferenca mbarëkombëtare e P.A.ME-s. Mijëra sindikalistë nga të gjithë sektorët dhe vendet e punës, nga çdo cep i Greqisë, sollën përvojë të gjallë dhe militante nga organizimi i luftës, nga përpjekja për të forcuar orientimin klasor në lëvizjen punëtore, nga përballja që patën me kapitalin dhe partitë e tyre si dhe me politikat e BE-së.

Në takim morën pjesë 594 sindikata nga sektori privat dhe publik, si dhe përfaqësues nga një sërë sindikatash nga e gjithë bota.

Punimet përfunduan me emërimin e Sekretariatit të ri të PAME-s, të përbërë nga kuadër sindikalistë nga të gjitha degët, të Sektorit privat dhe atij publik, ndërsa përfaqësuesit vendosën të përshkallëzojnë aktivitetin e sindikatave për suksesin e grevës mbarëkombëtare të 20 nëntorit, me sloganin «Para për paga, shëndetësi, arsim, jashtë nga thertoret e luftës».

 

 

11.11.2024

panelladikh-syskepsi-pame-39
panelladikh-syskepsi-pame-30
panelladikh-syskepsi-pame-2
siskepsi-pame-1