Kjo është thirrja e madhe për betejë që shpërndahet nga sindikatat në të gjithë Greqinë për grevën e 28 shkurtit, ditën kur do të ndalojnë së punuari sektori privat dhe ai publik për dy-vjetorin nga krimi me trenat në Tembi të Greqisë.
Së bashku me punëtorët e fabrikave, kantiereve, dyqaneve, restoranteve, shërbime etj., të cilët do të bëjnë grevë masive atë ditë, gjithashtu grevë do të bëjnë dhe profesionistët e vëtë-punësuar, dyqanet e vogla, tregtarët e vegjël, artizanët etj.
Studentët do të dalin në rrugë së bashku me të gjithë popullin, pensionistët do të protestojnë bashkë me fëmijët dhe nipërit e tyre, në një betejë të madhe militante që si një zinxhir lidh me hallka të gjitha sa përjetojnë nga pasojat e një politike që çon në ngjarje tragjike si ajo e Tembi-t.
Me sloganin «O fitimet e tyre, ose jetët tona» sindikatat që organizojnë këtë betejë të madhe që nga dita e parë e kryerjes së krimit, për të mos u fshehur fajtorët e vërtetë, dalin para: Ato vënë në shënjestrën e tyre politikën e qeverive dhe BE-së, aktivitetin e grupeve të mëdha të biznesit, gjuetinë e fitimit, që e lë popullin të ekspozuar ndaj çdo lloi rreziku. Pra politikën që, për të mbrojtur fitimet, e trajton jetën e popullit si «kosto» dhe çdo të drejtë të tij si «penges»: Nga masat e mbrojtjes për jetën njerëzore në vendet e punës dhe lagje, në transport, shkolla dhe fakultete, deri tek shëndetësia dhe arsimi publik dhe falas, në të drejtat e punës etj.
Duke pasur vetëm pak ditë deri në betejën e madhe të grevës së 28 shkurtit, Qendrat Punëtore dhe Federatat, qindra sindikata dhe organizata masive po "shkelin" në çdo vend pune duke u bërë thirrje të gjithë punëtorëve të Greqisë për grevë dhe duke luftuar që ky zemërim të kthehet kundër shkaqeve të vërteta që e kthejnë Greqinë në një «luginë Tembi». U bëjnë thirrje që të mbushin rrugët me punëtorë dhe të rini më 28 shkurt.
