Protestë me piketa në Ambasadën e Ukrainës në Athinë u realizuan ditën e Martë, 11 Mars nga Rinia Komuniste e Greqisë (KNE), ndërsa një delegacion i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) dhe i KNE ngjitën te dera e ambasadës letër proteste të KKE.
Me këtë protestë, KKE dhe KNE dënuan përndjekjen, arrestimin dhe torturimin e gjatë politik të Mikhail dhe Alexander Kononovich, kuadër të Rinisë Komuniste të Ukrainës (Komsomol).
Ata denoncuan se ky persekutim po kryhet me akuza të rreme e të sajuara dhe është i papranueshëm, siç është synimi i autoriteteve ukrainase për të shtuar akuza të reja ndaj tyre dhe për t'i dërguar ata në frontin e luftës imperialiste, me qëllim që ata të gjejnë vdekjen.
KKE dhe KNE kërkojnë heqjen e menjëhershme të së gjitha përndjekjeve penale ndaj vëllezërve Kononovich dhe lirimin e tyre, ndërsa theksojnë se autoritetet ukrainase kanë përgjegjësinë e vetme për sigurinë e jetës së tyre.
Ata kërkuan gjithashtu heqjen e të gjitha ligjeve antikomuniste si dhe ligjeve të tjera antidemokratike që pengojnë shprehjen e lirë dhe të papenguar të vullnetit të vërtetë të popullit të Ukrainës, i cili po përjeton pasojat tragjike të luftës imperialiste.
Ata ngritën edhe një herë natyrën e papranueshme të propagandës së vazhdueshme anti-sovjetike për "Golodomor-in", si dhe njohjen që i bëhet bashkëpunëtorëve ukrainas të nazistëve, si Bandera ose burrave të "Divizionit të 14-të të Galicisë (Ukrainase) Waffen SS" si "heronj" e "patriotë", por edhe për vendime të tjera të ngjashme që kanë synim rishkrimin e historisë dhe në pafajësinë e nazistëve.




