Skip to content

Me sukses të madh u realizua Kampi i 34-t Anti-Imperialist i KNE

Date:
korr 7, 2025
andravida-kinitopiisi-14

«Me popujt deri në liri, kundër sistemit të padrejtësisë dhe luftërave!» është mesazhi i përhapur nga të rinjtë dhe të rejat e Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE) nga të gjitha anët e Greqisë, nga anëtarët dhe miqtë e Organizatës që takohen në Kampin e 34-t Anti-Imperialist të KNE, në zonën Alissos të Ahaias (2-6 korrik 2025).

Kulmi i ngjarjeve ishte tubimi i madh në qytetin e Patras, në mbrëmjen e së premtes, ku përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucubas, dhe foli Sekretari i Këshillit Qendror të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), Thodori Kocadis. Mobilizime të mëdha anti-imperialiste u mbajtën në bazat ushtarake NATO-amerikane në këtë zonë (Araksos dhe Andravidha) në mëngjesin e së shtunës, dt. 5/7.

Për 5 ditë, çdo cep i kampit ishte i mbushur me entuziazëm militant, ndërsa nuk mungonin momentet e aktivitetit të qetë në det, me koncerte dhe kampionate sportive, duke konfirmuar karakterin unik të këtij aktiviteti rinor të Rinisë Komuniste të Greqisë (KNE), i cili kombinon argëtimin dhe festën me luftën kundër luftës dhe shfrytëzimit.

 

 

07.07.2025

 

araxos-kinitopiisi-27
araxos-kinitopiisi-47
pano-palaistini-kataskinosi-5
andravida-kinitopiisi-21
andravida-kinitopiisi-08
pak-4762-1
andravida-kinitopiisi-07
kataskinosi-ekd-polemo-28
kataskinosi-vivliopolio-05
kataskinosi-vivlioparousiasi-15
exormisi-rizospastis-01
kataskinosi-ekd-polemo-2
tetarti-kataskinosi-ka-pros-skini-29b
kataskinosi-vivlioparousiasi-1