Më 15/10/2017 në sallën e mbledhjeve të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) u realizua aktiviteti ndërkombëtar i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) për 100-vjetorin e Revolucionit të Madh Socialist të Tetorit.
Aktiviteti filloi me një video nga fjalimi i regjistruar i V. I. Leninit, i cili i referohej themelimit të Internacionales Komuniste. Në aktivitet foli Dhimitri Kucuba, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), ndërsa përfaqësuesit e partive që përfshihen në përgatitjen e botimit të vëllimit të 8-të të Revistës «Inspektimi Komunist Ndërkombëtar. Hap dialogu» bërën përshëndetje.
Konkretisht, përshëndetën shokët dhe shoqet:
• Ilia Ferberof, Anëtar i Këshillit Politik dhe i Sekretariatit të KQ të Partisë Komuniste Punëtore të Rusisë,
• Ina Belokurova, Anëtare e Drejtorisë së Partisë Socialiste të Letonisë,
• Ainur Kurmanof, Anëtar i Presidencës së Partisë së Lëvizjes Socialiste të Kazakistanit,
• Astor Garsia, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Popujve të Spanjës,
• Marina Pilaeva, Anëtare e KQ dhe Përgjegjëse e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Partisë Punëtore të Hungarisë,
• Laura Bergamini, Anëtare e KQ të Partisë Komuniste, Itali,
• Kemal Okujan, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Turqisë
• Ana Rusnof, Anëtare e Sekretariatit të KQ të Partisë së Re Komuniste të Jugosllavisë
• Bulelua Tunisiua, Anëtare e KQ të Partisë Komuniste të Afrikës së Jugut,
• Pavel Kabrera, Sekretari i Parë i KQ të Partisë Komuniste të Meksikës,
Mesazh përshëndetës dorëzoj sh. Altan Gillen, Anëtar i Komitetit Qendror Ekzekutiv të Partisë së Punëtorëve të Irlandës, i cili u larguan më parë dhe nuk mundi të merrte pjesë në këtë aktivitet.
