Pa u nënshkruar mirë marrëveshja e brishtë midis SHBA dhe Iranit, qeveria nxiton të deklarojë praninë e saj me anije të marinës ushtarake në ngushticën e Hormuzit. Çfarëdo "ombrelle" që të ketë ky mision i ri jashtë kufijve, dhe çfarëdo afati kohor që të hartohet, ajo që mbetet e pandryshuar është se bëhet fjalë për një mision "në gojë të ujkut", për interesa të huaja dhe krejtësisht të shkëputura nga interesat e popullit grek.
Vërtetohet edhe një herë se armatimet që populli i paguan shtrenjtë, bëhen me kriter përfshirjen e vazhdueshme dhe gjithnjë e më të thellë të vendit në planet imperialiste të SHBA, NATO-s dhe BE-së, për të kënaqur synimet dhe interesat e grupeve monopoliste të huaja dhe vendase.
Heshtja e partive të opozitës komode, të vjetra dhe të "reja", për këto zhvillime të rrezikshme për popullin tonë dhe veçanërisht për Forcat e Armatosura, konfirmon se ata ndajnë me qeverinë të njëjtat objektiva strategjike të klasës sunduese greke dhe aleatëve të saj ndërkombëtarë. Prandaj, të gjithë ata synojnë të sigurojnë "stabilitetin" antipopullor, i cili si komponent bazë ka vazhdimin e përfshirjes në luftëra.
Mos t'u shkoj ndërmend të dërgojnë anije luftarake në ngushticën e Hormuzit! Të mbyllen tani bazat ushtarake NATO-Amerikane, të kthehet në atdhe personeli i Forcave të Armatosura që ndodhet në misione jashtë kufijve.
Populli grek ka çdo interes të forcojë luftën e tij kundër përfshirjes në luftë, në të cilën po e tërheqin gjithnjë e më thellë qeveria dhe partitë e krahut euro-atlantik!
ATHINË 17/06/2026 ZYRA E SHTYPIT E KQ TË PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË
