Skip to content

Asnjë sakrificë për luftërat dhe fitimet e kapitalistëve!

Ishte e jashtëzakonshme përgjigja popullore që kishin manifestimet anti-imperialiste më 16 dhe 17 Maj të organizuara në mbarë Greqinë nga Komiteti Grek për Paqen dhe Recesionin Ndërkombëtar (EEDYE), duke dërguar një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: Asnjë sakrificë për luftërat dhe fitimet e kapitalistëve!
Date:
maj 18, 2026
43h-marathonia-poreia-eirhnhs-23

Ishte e jashtëzakonshme përgjigja popullore që kishin manifestimet anti-imperialiste më 16 dhe 17 Maj të organizuara në mbarë Greqinë nga Komiteti Grek për Paqen dhe Recesionin Ndërkombëtar (EEDYE), duke dërguar një mesazh të fuqishëm dhe të qartë: Asnjë sakrificë për luftërat dhe fitimet e kapitalistëve!

Mijëra demonstrues u mblodhën jashtë bazave ushtarake të SHBA dhe NATO-s në shumë vende të Greqisë (Kretë, Larisa, Aleksandropoli, Aktio etj.). Mijëra ishin edhe ata që morën pjesë në rrugëtimin klasik të Maratonës së Paqes, nga tuma e Maratonës deri në qendër të Athinës, jashtë parlamentit grek, duke bërë dy ndalesa jashtë Ministrisë greke të Mbrojtjes Kombëtare dhe ambasadës amerikane, duke shprehur edhe në këtë mënyrë kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes së vendit në planet dhe luftërat imperialiste të SHBA-NATO-BE.

Siç njofton EEDYE në deklaratën e saj: «Dyditëshi i sivjetshëm i Aksionit mbarëkombëtar Anti-imperialist zhvillohet në një periudhë zhvillimesh veçanërisht të rrezikshme për popujt e rajonit dhe të mbarë botës. Ashpërsimi i antagonizmave mes SHBA dhe Kinës, përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme, sulmi i SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit dhe frontet e shumta të hapura të luftës sjellin në plan të parë rrezikun e një ndezjeje të përgjithshme.

Në të njëjtën kohë, qeveria greke, në përputhje të plotë me strategjinë e SHBA, NATO-s dhe BE-së, po përshkallëzon përfshirjen më të thellë të vendit në planet e rrezikshme të luftës. Lëshimi i bazave ushtarake, porteve dhe aeroporteve, zhvillimi i infrastrukturës së SHBA-NATO-s dhe dërgimi i forcave ushtarake greke jashtë kufijve e kthejnë vendin në një nyje aktive të makinerisë së luftës.

Nga Suda deri në Aleksandropoli dhe nga Larisa deri në objekte të tjera kritike ushtarake, Greqia po shfrytëzohet gjithnjë e më shumë si një qendër e operacioneve ushtarake të SHBA dhe NATO-s. Kjo politikë jo vetëm që nuk garanton paqen dhe sigurinë e popullit, por e ekspozon atë ndaj rreziqeve të mëdha, duke e kthyer vendin në një objektiv të mundshëm hakmarrjeje.

Këto zhvillime e bëjnë edhe më të domosdoshme nevojën për të forcuar vendosmërisht luftën popullore kundër përfshirjes së Greqisë në planet dhe luftërat imperialiste».

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE)

Dhimitri Kucubas, Sekretar i Përgjithshëm i KQ të KKE, u gjend në aktivitetin e pritjes së Marshimit të 43-të të Maratonës së Paqes në Athinë dhe deklaroi:

«Sot mijëra njerëz të çdo moshe në mbarë Greqinë ecën në rrugët e paqes, në rrugët e luftës, që të ndalojë përfshirja e Greqisë në këtë luftë barbare imperialiste në rajon, që të kthehen mbrapsht të gjitha misionet ushtarake që ndodhen jashtë kufijve, që të mbyllen bazat vdekjeprurëse amerikane dhe të NATO-s. Që populli grek të pushojë së paguari nga kursimet e tij vogla për armatimet e shtrenjta ushtarake për luftërat e tyre dhe pasojat ekonomike nga këto luftëra.

Thërrasim me gjithë forcën tonë: Liri Palestinës! Larg duart nga Kuba!»

Athens, Marathon March

43h-marathonia-poreia-eirhnhs-24
marathonia-poreia-43
marathonia-poreia-29
marathonia-poreia-23

Thessaloniki

thessalonikh-poreia-7
thessalonikh-poreia-6

Souda NATO Base, Chania Crete

eedye-pagkrhtia-kinhtopoihsh-24
eedye-pagkrhtia-kinhtopoihsh-36
krhth-poreia-2
krhth-poreia-5
krhth-poreia-8

Aktio NATO Base, Western Greece

aktio-antiimperialistiko-4
aktio-antiimperialistiko-14
aktio-antiimperialistiko-11

Araxos NATO Base, Western Greece

araxos-kinitopoiisi-antiimperialistiki-drasi-04
araxos-kinitopoiisi-antiimperialistiki-drasi-06

Larissa

larisa-poreia-eirhnhs-3
larisa-poreia-eirhnhs-9

Patras

dsc-3270b
dsc-3515b