Qeveria e Demokracisë së Re (ND) ka ndërmarrë një seri veprimesh për të forcuar dhunën policore-shtetërore kur ndërkohë promovon goditje të reja kundër sistemit të sigurimeve shoqërore. Në këtë frymë ajo mobilizoi forcat policore, për të realizuar kongresin e Konfederatës së Përgjithshme të Sindikatave të Greqisë, i cili u mbajt në kushte të manipulimi të madh. Gjithashtu, forcat policore sulmuan dhe godinën e Universitetit të Ekonomikut në Athinë, ku forcat policore hyrën brenda ambienteve universitare duke hedhur gaz lot-sjellës dhe bomba shurdhuese, ndërkohë që brenda universitetit bëhesh mësim dhe qindra studentë ndodheshin në sallat e mësimdhënies. Në denoncimin që bëri Rinia Komuniste e Greqisë (KNE) thekson se këto ngjarje "tregojnë përshkallëzimin e shtypjes e cila vjen duke u shtuar bashkë me të gjitha ngjarjet e ditëve të mëparshme" dhe thekson se lëvizja masive e studentëve e ka mundësinë t'i përgjigjet autoritarizmit qeveritar.
Sidoqoftë, "maja e ajsbergut" e autoritarizmit dhe e dhunës qeveritare ishte vendosja e forcave të shumta policore për të imponuar ndërtimin e "qendrave të mbyllura" në ishujt e Egjeut të Veriut, domethënë të ndërtimit të burgjeve, ku qeveria synon të vendosë aty refugjatët dhe emigrantët që mbërrijnë në Greqi. Forcat policore u përleshën me banorët në ishujt e Lesbos, Chios dhe Samos, të cilët reagojnë ndaj ndërtimit të burgjeve në fjalë dhe kërkojnë që ishujt të ç ‘bllokohen nga emigrantët dhe refugjatët.
Për dërgimin e forcave speciale policore (MAT) në ishujt e Egjeut Verior, Sekretari i Përgjithshëm i KQ të Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Dhimitri Kucuba, bëri këtë deklaratë:
"Qeveria, në vend që të dërgonte anije në ishujt e Egjeut për të evakuuar mijëra refugjatë dhe imigrantë, siç pretendojnë me të drejtë banorët e ishujve tanë, organizoi një pushtim barbar në orët e vona të natës në ishujt e Lesvos, Hios, kundër banorëve të këtyre ishujve të cilët luftojnë që ishujt e tyre mos të kthehen në burgjet e BE-së.
Nga ora 02:00 i natës, populli i ishujve të Lesvos dhe Hios përballen me egërsinë e forcave speciale të policisë (MAT). Që nga porti e deri në fshatra, mijëra banorë të ishujve që dolën në rrugë të protestonin po sulmohen me gaz lotsjellës, bomba shurdhuese dha makina ujë-hedhëse.
Forcat shtypëse aktualisht po veprojnë dhe po sillen ndaj qytezës heroike Madamadhos, në fshatrat e tjerë të ishullit të Lesvos, në Vrontadho të ishullit të Hios, si forca okupuese.
Përgjegjësitë e qeverisë janë të mëdha.
Kërkojmë me këmbëngulje:
• Të tërhiqen forcat e shtypjes menjëherë nga ishujt. Të gjitha kërkesat e drejta të banorëve të ishujve të pranohen menjëherë.
• I gjithë populli duhet të dënojnë autoritarizmin qeveritar. Qeveria, për të zbatuar politikën dhe marrëveshjen BE – Turqi, kryen krim kundër banorëve të ishujve."
26/02/2020
