Skip to content

Bllokim i portit nga toka dhe deti

Date:
dhj 11, 2025
volos-agrotes-111

Më 12/10/2025, fermerët nga tre bllokadat e fuqishme të zonës së Thesalisë kryen një bllokim simbolik të portit të qytetit Volos, ndërsa peshkatarët nga zona e Magnezisë, të cilët edhe ata po luftojnë për mbijetesën e tyre, kishin rreshtuar anijet e tyre, duke bllokuar qarkullimin në port edhe nga deti.

Fermerët e varfër që u gjendën në portin e Volos që u bashkuan nga toka dhe deti, dërguan një mesazh të fortë se «populli nuk tërhiqet, ne kemi të drejtën në anën tonë dhe do ta fitojmë këtë luftë».

Me të mbërritur në port, fermerët dhe blegtorët që po militojnë gjetën të rreshtuara para portës makina të fortifikuara të policisë speciale dhe forca policore të armatosura rëndë, një provë kjo që vërteton edhe një herë se qeveria po përdor represionin për të shtypur kërkesat e drejta popullore, dhe arriti që të bllokojë vet dhe në mënyrë efektive portin dhe duke lënë shumë udhëtar brenda portit!

Megjithatë, fermerët nuk u përkulën dhe nuk u tërhoqën. Përkundrazi, ata rreshtuan traktorët e tyre para makinave të fortifikuara policore dhe kërkuan me këmbëngulje tërheqjen e tyre, për të kryer bllokimin.

agrotes-volos-2
volos-agrotes-06
volos-agrotes-07