Skip to content

Deklaratë e KKE për tragjedinë që shkaktoi shumë viktima në hekurudhën spanjolle

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj me popullin spanjoll për humbjen e të paktën 39 personave pas daljes nga shinat dhe përplasjes së trenave në Andaluzi
Date:
jan 20, 2026
spain-train-crash-9

«Partia Komuniste e Greqisë (KKE) shpreh solidaritetin e saj me popullin spanjoll për humbjen e të paktën 39 personave pas daljes nga shinat dhe përplasjes së trenave në Andaluzi», thekson Zyra e Shtypit e Komitetit Qendror të KKE në një deklaratë për tragjedinë që shkaktoi shumë viktima në hekurudhën spanjolle, duke shtuar:

«Populli grek e ka përjetuar vetë, me krimin në Tempi, dhimbjen e humbjes së jetëve njerëzore në hekurudhë.

Natyrisht, shkaqet e sakta duhet të hetohen, por në çdo rast, është shumë logjike që pas tragjedive të tilla, të cilat kanë ndodhur në pothuajse të gjitha shtetet e BE-së, popujt të jenë të shqetësuar për sigurinë e transportit të tyre, duke pasur parasysh politikën e BE-së dhe qeverive, e cila e “shpërbën” hekurudhën, e “çliron” dhe e privatizon atë, duke ia nënshtruar gjithçka ndjekjes së fitimit.»