Skip to content

Demonstratë e madhe politike e KKE në Hania: «Jashtë Greqia nga masakra - Të mbyllet baza e Sudës»!

Date:
mar 6, 2026
sygkentrosi-kke-xania-5

Organizata e Partisë Komuniste të Greqisë në qytetin Hania të Kretëse realizoi një demonstratë të madhe pak kilometra larg "folesë së grerëzave" të NATO-Amerikanëve, në bazën ushtarake aero-detare luftarake të Sudës. Tubimi i KKE dërgoi një mesazh të fuqishëm drejt qeverisë dhe partive të tjera që e fusin vendin në ferrin e luftës për interesat e klasës borgjeze dhe imperialistëve.

Dërgoi mesazhin se populli i Kretës dhe i gjithë vendit nuk do të mbetet spektator i zhvillimeve për të shkuar drejt masakrës, por do të ngrihet që të mbyllen të gjitha bazat e huaja ushtarake, nga Suda e Kretës deri në Aleksandrupoli dhe Larisa, të tërhiqet bateria greke e raketave «Patriot» nga Arabia Saudite dhe të kthehen mbrapsht të gjitha fregatat e marinës luftarake dhe avionët F-16, çdo anije greke që ndodhet në rajon. Rrugëdaljen nga bota që digjet do ta japë populli në bashkërendim militant me KKE.

«Populli ynë nuk i ka dhënë asnjë të drejtë qeverisë së Micotakis që të na përfshijë në këtë thertore për interesat e një grushti pasanikësh!», vuri në dukje ndër të tjera në fjalimin e tij Jani Protulis, anëtar i BP të KQ të KKE, dhe e përfundoi fjalimin e tij si vijon:

«Tani është koha për mobilizim dhe veprim popullor për të kërkuar:

Të mbyllet çdo bazë e SHBA-NATO në vendin tonë!

Të kthehen mbrapsht fregatat dhe aeroplanët F-16 që ndodhen në mision në favor të SHBA-Izrael-NATO dhe jo për sigurinë e popullit të Qipros.

Të tërhiqet bateria greke «Patriot» nga Arabia Saudite dhe të kthehet fregata e marinës luftarake nga Deti i Kuq.

Të anulohen planet kriminale të qeverisë për dërgimin e një korpusi ekspeditiv në Gaza. 

Të kthehen në Greqi detarët e anijeve që ndodhen në zonën e luftës.

Ndërprerje të bashkëpunimit ushtarak me SHBA dhe shtetin vrastar Izraelin!

Solidaritet me popujt, solidaritet ndaj refugjatëve të uftërave, ndaj të gjitha viktimave të barbarisë imperialiste! Asnjë besim te qeveria që na fut më thellë në thertore, te partitë që mbështesin ose tolerojnë politikën e përfshirjes në masakër!

Fuqizoni KKE, të vetmen parti që me konsekuencë lufton kundër luftërave imperialiste. Të vetmen parti që lufton për t'u shkëputur vendi ynë nga planet e qelbura për interesat e një grushti kapitalistësh grekë. Të vetmen parti që lufton për të zhdukur shkaqet e luftërave imperialiste, që janë ndarja e botës dhe e burimeve pasurore nga shfrytëzuesit kapitalistë. Për ndërtimin e një shoqërie me paqe dhe bashkëpunim të ndërsjellë midis popujve, ku puna dhe dija njerëzore do t'i shërbejnë mirëqenies popullore dhe jo fitimeve të një pakice.

Shoqërinë socialiste-komuniste! Të vetmen rrugë për t'u çliruar nga luftërat shkatërrimtare dhe shfrytëzimi i egër i popujve dhe vendeve».

Pas tubimit pasoi marshim militant në qendër të qytetit, me parullat që dridhnin atmosferën: «Jashtë NATO, të mbyllen bazat, asnjë pjesëmarrje në ndërhyrje».

sygkentrosi-kke-xania-1
sygkentrosi-kke-xania-4