Skip to content

GRUPI EURO-PARLAMENTAR I PARTISË KOMUNISTE TË GREQISË (KKE):Denoncon ndërhyrjen e BE, NATO dhe SHBA në Bjellorusi

Date:
gush 26, 2020
Capture1

Grupi Euro-parlamentar i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE) ndërhyri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian për "situatën në Bjellorusi", duke denoncuar ndërhyrjen e BE, NATO dhe SHBA-ve.

Eurodeputeti i Partisë Komuniste të Greqisë (KKE), Kostas Papadhakis, në fjalimin e tij përmendi si më poshtë:

«Edhe nga kjo foltore ne denoncojmë se ngjarjet në Bjellorusi këto ditë janë të ndërlidhura me ndërhyrjen e BE, NATO dhe SHBA. Pretekstet e BE-së dhe aleatëve të saj janë të njohura dhe përsëriten si «kasetë», ashtu në Siri, në Libi, Ukrainë, Irak, e gjetkë. Popujt i kanë paguar këto ndërhyrje tuaja me lumenj gjaku dhe persekutimi i tyre në vendet e tyre të shpërbëra vazhdojnë edhe sot e kësaj dite me luftë, varfëri dhe refugjatë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i konkurrencës të grupeve të biznesit për kontrollin e tregjeve, ashtu si në Bjellorusi, për rrjetet e transportit të energjisë së një shteti ku ndikon fortë Rusia, stacioni i fundit në Rrugën e Mëndafshit të Kinës.

Për qeveritë e Polonisë dhe shteteve baltike, vlen të thuhet "shikoni kush po flet" sepse ata bëjnë demagogji për "lirinë dhe demokracinë", dhe  janë po të njëjtët që zvarritin në gjykata gazetat e opozitare dhe burgosin komunistët, ndalojnë Partitë Komuniste, dhe në të njëjtën kohë rehabilitojnë bandat fashiste.

Populli i Bjellorusisë nuk i ka dhënë asnjë të drejtë BE-së dhe aleatëve të saj për të ndërhyrë. Ai nuk ka nevojë për to! Ai mund të vendosë mbi bazën e interesave të veta dhe të "ndryshojë faqe", duke hequr qafe regjimin aktual dhe çdo regjim borgjez, me pushtetin e vet, duke shënuar një zgjidhje alternative ndaj jo-rrugëdaljeve të rrugës kapitaliste të zhvillimit».

 

 

26.08.2020