Greva në qytete Pirea dhe Elefsinë kundër politikës që shtyp të drejtat dhe jetën e popullit, duke i sakrifikuar ata në altarin e përfitimit kapitalist dhe luftërave imperialiste, kulmoi ditën e premte, 6/2 me tubime masive dhe militante. Greva po zhvillohet njëkohësisht me Ditën Ndërkombëtare të Aksionit të punëtorëve në portet detare, e cila mban në krye sloganin «Ne, punëtorët e portit detar, nuk punojmë për luftën».
Greva, demonstrata dhe aktivitete të tjera po kryhen nga punëtorët e porteve detare edhe në 20 porte të Italisë: Palermo, Salerno, Civitavecchia, Genoa, Livorno, Trieste, Ravena, Ankona, Bari, Krotone, Greqi: Pirea dhe Elefsinë, Spanjë (Vendi i Baskëve): Bilbao dhe Pasaia, Turqi: Antalia dhe Myrsine, Francë: Marsejë dhe Marok: Tanxherë, Kazablanka dhe Safi.
Ky është një hap tjetër i rëndësishëm në veprimtarinë e përbashkët dhe shpresëdhënëse të punëtorëve. Ndër pikat kryesore të thirrjes së tyre është kërkesa për ndalim të gjenocidit të popullit Palestinez nga Izraeli, i cili, i mbështetet hapur nga aleatët e tij, SHBA, NATO dhe BE, si dhe refuzimi i planit të ri-armatimit të BE-së («ReArm Europe»).






